Berisha: Edi Rama është një Pashiq, armik i egër i shqiptarëve në Kosovë po aq sa Vuçiçi

14:39, 29/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sali Berisha, gjatë fjalës së tij, përsëriti akuzat më të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë një figurë politike që vepron kundër interesave kombëtare, veçanërisht ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai theksoi se prej vitesh e ka krahasuar Ramën me figurat historike serbe si Gjorgjeviçi, Çubrilloviçi dhe Pashiqi, duke e konsideruar “argat të Aleksandër Vuçiçit” dhe “armik po aq të egër të shqiptarëve në Kosovë sa edhe vetë Vuçiçi”. Berisha shtoi se nuk ka lënë epitete apo kualifikime që Rama i ka merituar pa ia adresuar publikisht, duke e akuzuar për qëndrime të rrezikshme dhe të dëmshme ndaj çështjes kombëtare.

Fjala e tij:

I nderuar zotëri, me dhjetëra e dhjetëra herë e kam krahasuar me Gjorgjeviçin, me Çubrilloviçin dhe Pashiqin. 

E kam konsideruar argat dhe të jem i sigurtë që nuk e kam bërë pa bindjen më të thellë, argat të Aleksandër Vuçiçit. 
Një armik po aq i egër i shqiptarëve në Kosovë, sa vetë Vuçiç. 
Unë besoj se nuk kam lënë kualifikim apo epitet që Edi Rama ka merituar dhe nuk ja kam shprehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco