Në Raportin e Progresit të BE-së për vitin 2025. Eksperti shpjegon se bujqësia dhe siguria ushqimore janë kapitujt më problematikë, duke përmendur mungesën e skemave mbështetëse, korrupsionin e thellë në Agjencinë e Pagesave (IPARD) dhe faktin tronditës që BE vë në dyshim besueshmërinë e analizave laboratorike shqiptare për pesticidet dhe metalet e rënda.
I ftuar në intervistën e mesditës, drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në Partinë Demokratike, Gjok Vuksani, foli në lidhje me gjetjet tronditëse të progres-raportit 2025 të Komisionit Europian, ku bujqësia dhe siguria ushqimore paraqiten si kapitujt më të dështuar të qeverisë Rama.
Vuksani theksoi se raporti evidenton mungesë totale progresi, skema të papërputhshme me BE-në, kapacitete të dobëta teknike, paralizimin e shërbimit të ekstensionit dhe korrupsionin e thellë në Agjencinë e Pagesave.
Ai nënvizoi se, për herë të parë pas tri dekadash, Bashkimi Europian vë në dyshim besueshmërinë e analizave laboratorike shqiptare për pesticidet dhe metalet e rënda një alarm serioz që, sipas tij, tregon dështimin e plotë të qeverisë në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe të prodhimit vendas.
Pjesë nga deklarata:
Absolutisht. Në qoftë se do ta lexoni me vëmendje progres-raportin e vitit 2025 për Shqipërinë, të Komisionit Europian, dy kapitujt për bujqësinë dhe sigurinë ushqimore janë më të ngrirët; janë kapitujt në të cilët flitet më keq se për asnjë kapitull tjetër për bujqësinë shqiptare. Po ju them shpejt e shpejt dy-tre gjëra. Aty thuhet se përafrimi me legjislacionin europian nuk ka bërë asnjë progres. Në progres-raport theksohet që nuk ka skema mbështetëse për fermerët, nuk janë në qasje me ato të Bashkimit Europian, pra nuk ka kushtëzime të cilat duhet të vendosen.
Së treti, kapacitetet tekniko-profesionale, ato që folëm deri tani, kapacitetet njerëzore, janë shumë larg për të plotësuar, si të thuash, funksionet bazë. Së katërti, ekstensioni, pra specialistët që duhet të jenë në terren për t’u dhënë këshilla fermerëve, janë jashtë funksionit të tyre dhe nuk e kryejnë atë. Pa folur pastaj për një nga pikat kryesore të këtij progres-raporti, ku thuhet se korrupsioni, sidomos në Agjencinë e Pagesave, duhet të adresohet dhe të përmirësohet në mënyrë të tillë që t’i besohen fondet e Komisionit Europian.
Edhe në bisedën që kemi bërë bashkë dy-tre vjet më parë, në qoftë se e mban mend, unë kam thënë vazhdimisht që duhen shumë kohë që Agjencia e Pagesave, AZHBR-ja, të akreditohet, të bëhet e besueshme dhe, në radhë të dytë, që gjithë procedura e aplikimit, e masave që duhet të miratohen, e procedurave e kështu me radhë, do të marrë një deri në dy vjet. Pra, sikur sot të hapej drita jeshile për aplikimin për IPARD III, do të duhej edhe një vit e gjysmë deri në dy vjet nga ky moment deri në momentin që të bëhej i aksesueshëm për fermerët shqiptarë.
Pra, mungojnë paratë nga buxheti i shtetit, por fatkeqësia e madhe është që, si pasojë e abuzimeve, mungojnë edhe paratë e IPARD III-it, që ishte një fond rreth 112 milionë euro, gjë që do ta ndihmonte shumë bujqësinë dhe fermerët shqiptarë, pavarësisht se si do të shpërndaheshin. Qoftë edhe nëse do të shpërndaheshin me shpërndarje politike, do të ishte një lehtësim dhe të paktën disa njerëz do të mbështeteshin.
Absolutisht. Do të them dy gjëra që janë thënë për herë të parë për sigurinë ushqimore, të cilat janë shumë alarmante, shumë skandaloze. Për herë të parë, raporti i Komisionit Europian vë në dyshim metodën, skemën dhe akreditimin e analizave të laboratorëve shqiptarë. E thënë në gjuhë diplomatike, për ta përkthyer gjuhën e tyre, ata vënë në diskutim rezultatet e analizave që kryhen në laboratorët shqiptarë.
Gjatë procesit, për të marrë një mostër me pesticide apo me metale të rënda, duhet të kryesh një analizë, dhe kjo analizë bëhet te ISUV-i, që është laboratori i akredituar. Komisioni Europian, për herë të parë pas 30 e ca vjetësh, vë në diskutim analizat, metodikën dhe rezultatin e tyre. Nëpër rreshta thuhet se analizat janë të vjetra dhe të paakredituara. Pra, edhe në momentin kur ti merr një analizë që mund të jetë konform, këto analiza janë të pabesueshme për Komisionin Europian.
Domethënë, më keq se kaq nuk ka ku të shkojë. Pa hyrë në argumente të tjerë, thuhet se nuk ka një raport, nuk ka një plan shumëvjeçar, mungojnë kapacitetet për kontrollin në kufi, nuk ka transparencë, si edhe mungon gjurmueshmëria në rastin e kapjes së produkteve me pesticide. Çështjet që ngre Komisioni Europian janë shumë të mëdha dhe unë ju kam thënë në prononcimet e mia, sidomos për kapitullin 12…
© SYRI.net