Gjatë ditës së sotme u publikua një urim për shqiptarët në ditën e pavarësisë dhe asnjë lloj urimi që vinte nga DASH për qeverinë, e aq me pak të përmendet kreun e saj, Edi Rama.
Urimi i DASH duket se ishte i mirëmenduar për t'i kujtuar mikut të Sorosit në Tiranë edhe luftën që po bënë SHBA me kartelet e drogës për të mirën e përbashkët.
Ndërkohë që DASH i dha një shuplakë Ramës, gjatë pasdites se sotme, Bajram Begaj, President i vendit ka bërë një reagim në rrjetin social X ku thotë që është uruar nga Donald Turmp, për festën e pavarësisë, por nuk ka publikuar as letër, as telegram.
Reagimi i Begajt është shpërndarë me shpejtësi në mediat e kontrolluara nga rilindja si kompensim për shuplakën që erdhi nga DASH. Ashtu si në urimin e DASH edhe në atë të presidentit Trump përmenden organizatat kriminale.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj.
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkruan Presidenti Donald J. Trump në telegramin e tij dërguar Presidentit të Republikës së Shqipërisë
© SYRI.net