Historia peng i diktaturës, Ndregjoni: Institucionet akoma barazojnë ditën e pushtimit komunist në Shqipëri me ditën e flamurit

15:04, 28/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një analizë të thellë mbi mënyrën se si Shqipëria përkujton të kaluarën e saj, ngrihen shqetësime serioze se historiografia kombëtare mbetet ende "peng i diktaturës komuniste", edhe 35 vite pas rënies së saj. Kjo narrativë e deformuar, sipas zërave kritikë, errëson të vërtetën rreth ngjarjeve themelore si Dita e Pavarësisë, duke i dhënë prioritet periudhës së diktaturës në vend të aktit madhor të 28 Nëntorit 1912.

Besim Ndregjoni kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë gjatë një interviste në Syri tv, foli në lidhje me “barazimin e figurave historike, ku dëshmorët e Luftës së Dytë Botërore, të promovuar nga regjimi komunist, vendosen në një plan me dëshmorët e vërtetë të pavarësisë”.

Periudha mes viteve 1912 dhe 1920 ishte një kohë luftërash të shumta kundër fqinjëve që synonin copëtimin e shtetit të ri shqiptar. Në këto beteja ranë dëshmorë të shumtë nga Shkodra, Dibra, Kukësi e jugu i vendit, të cilët luftuan për të mbrojtur ekzistencën e kombit. Sot, kontributi i tyre anashkalohet ose ngatërrohet me një periudhë tjetër historike, duke ua mohuar vendin e merituar në panteonin kombëtar.

“Ky rishkrim i histories, tha ndergjoni ne bisedë me Arnold Kariqin,  shtrihet deri te vetë figurat qendrore të pavarësisë”. Ndërsa Ismail Qemali nderohet si figura kryesore, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, të cilët ishin thelbësorë në ngritjen e flamurit, janë fshirë sistematikisht nga kujtesa kolektive. Emra si Lef Nosi, Bedri Pejani, Zia Kanina, Qazim Kokoshi e Shefqet Daiu, të cilët ishin korifenj të lëvizjes kombëtare, u persekutuan, u vranë apo u burgosën nga diktatura e Enver Hoxhës. Ata u cilësuan "kundërshtarë politikë" pasi aspironin për një Shqipëri perëndimore dhe europiane, një vizion në kundërshtim të plotë me ideologjinë komuniste. Përplasja e narrativave kulmon në debatin mes 28 dhe 29 Nëntorit. Kritikët argumentojnë se institucione shtetërore si Akademia e Shkencave dhe institutet e historisë vazhdojnë të këmbëngulin në barazimin e Ditës së Flamurit me atë që e cilësojnë si "dita e pushtimit komunist të Shqipërisë". Kjo tendencë shihet edhe në ceremonialet zyrtare, ku krerët e shtetit nderojnë monumentet e dëshmorëve të luftës antifashiste, por anashkalojnë varret e heronjve të pavarësisë. Kjo qasje, sipas tyre, tregon se hijet e së kaluarës totalitare ende ndikojnë thellësisht mënyrën se si Shqipëria e sheh dhe e nderon historinë e saj.

Besim Ndergjoni:  Kremtimi i identitetit të një kombi, të një vendi dhe si po trajtohet në periudhën postkomuniste mbas '90-ës, këto cermonitë shtetërore që i kushtohen kombit, i kushtohen atdheut. Unë nuk shoh duke qenë, duke qenë edhe unë pjesë, duke qenë unë një individ që i kam parë edhe në kohët të diktaturës se si kremtohej dita kombëtare e flamurit, edhe si kremtohet tani në pluralizmin politik.

Fatkeqësisht historia shqiptare ë ka ngelur peng i diktaturës komuniste. Domethënë, dhe pse kanë kaluar 35 vjet, historiografia shqiptare nuk e thotë të vërtetën rreth ngritjes së flamurit, rreth këtij aktit të madh të mvetësisë së shqiptarëve.

Për shembull, historia shqiptare jep, historiografia shqiptare jep një prioritet diktaturës dhe aspak ditës së pavarësisë.

Tani, nuk mund të barazojmë dëshmorët e luftës së dytë botërore me dëshmorët e pavarësisë. Se nga viti 1912 që është dhënë pavarësia e Shqipërisë dhe deri në vitin 1920, Shqipëria ka kaluar shumë luftra nga fqinjët, të cilët kërkonin me çdo kusht mos ta linin këtë komb të ishte komb i vetëm. Dhe ka shumë dëshmorë. Ka dëshmorë nga Shkodra, nga Dibra, nga Kukësi, në jug. Pra, të gjithë këta dëshmorë, sot i trajtojnë sikur këta dëshmorë janë ata që dhanë kontribut për për ditën e flamurit.

Arnold Kariqi: Ndërkohë që janë të tjerë.

Besim Ndregjoni: Janë të tjerë, ata që kanë dhënë jetën. Por më e keqja është se këtu ndiqet një lloj si në diktaturën komuniste, ëh, nderohet, sigurisht që është për t'u nderuar dhe për t'u, për t'u falenderuar dhe për t'i shprehur mirënjohjen plakut të Vlorës që ngriti flamurin, Ismail Qemali. Por ne nuk mund ta zhveshim Ismail Qemalin siç e zhveshi diktatura nga bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët e ngritën flamurin. Këto bashkëpunëtorë i vrau diktatori Enver Hoxha. Lef Nosin, Bedri Pejanin, Zia Kaninën e shumë të tjerë. Të cilët i burgosi. Qazim Kokoshin e burgosi dhe e myti në burg. Edhe Shefqit Daiun e burgosi dhe e myti në burg.

Arnold Kariqi: Pse u sulmuan këto, zoti Ndregjoni?

Besim Ndregjoni: Po sepse i quante kundërshtarë komunizmi, korifejtë e pavarësisë. I quante kundërshtarë politikë. Sepse këta korifej që ngritën flamurin deshën një Shqipëri perëndimore, një Shqipëri europiane, një Shqipëri që kishte dhënë kontribute dhe për Europën që në kohën e Skënderbeut. Dhe këto nuk ishin dakord që të nderohej 28 nëntori me 29 nëntorin që ishte festa e çlirimit të Serbisë. Dhe historiografia shqiptare akoma, Akademia e Shkencave, institucionet e historisë, akoma vazhdojnë dhe këmbëngulin që të barazojnë ditën e pushtimit komunist në Shqipëri me ditën e flamurit, ditën kombëtare të kombit shqiptar.

Arnold Kariqi: Qeveria feston 29-ën.

Besim Ndregjoni: Po qeveria, më fal, të gjithë, dëgjo, kur kryetari i shtetit shkon dhe përulet përpara të ashtuquajtur dëshmorë të luftës së dytë botërore dhe nuk shkon me u përul përpara varrit të Lef Nosit, përpara, Zia Kaninës, përpara Bedri Pejanit, përpara, Qazim Kokoshit. Pra, si mund të quhen tani? Sot duhet të nderuar këto. Dhe tjetra, më e ashpër dhe më prezente që ndodhet në politikën aktuale. Gjysma e firmëtarëve të pavarësisë që ishin krah Ismail Qemalit u degdisën nëpër botë, nga regjimi komunist se nuk i pranonte në Shqipëri se do i vriste...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco