Pllakate të dëmtuara e të thyera, shkronja dhe numra të munguar, foto dëshmorësh që nuk dihet ku kanë përfunduar dhe hartat e lagështirës kudo nëpër mure.
Kjo është gjendja në të cilën ndodhet Mauzoleumi i Dëshmorëve në Durrës.
Një ditë përpara 29 Nëntorit, ditës kur autoritetet më të larta vendore parakalojnë pranë këtyre pllakateve për të kryer homazhet për ata që dhanë jetën për atdhe gjendja në të cilën ndodhet ky mauzoleum lë mjaft për të dëshiruar.
Mirëmbajtja duket se nuk kryhet prej kohësh dhe pavarësisht se është kërkuar prej veteranëve ndërhyrja për rikthimin e Mauzoleumit në gjendjen që do të impononte respekt për dëshmorët e atdheut gjendja nuk ka ndryshuar aspak.
© SYRI.net