Shqipëria shënon një nga ditët më të rëndësishme në historinë e kombit, në qytetin e Vlorës me 28 nëntor 1912 Ismail Qemali dhe firmëtarë të tjerë ngritën flamurin dhe shpallën ndarjen përfundimtare nga perandoria Osmane dhe sot pas më shumë se një shekull, kjo ditë mbetet simbol i krenarisë, bashkimit dhe sakrificës kombëtare.
Qytetarët shqiptarë janë zgjuar me një atmosferë të veçantë, me flamuj kuqezi në çdo rrugë, ndërtesë dhe shesh qëndror, në shkolla gjithashtu, në institucione publike, biznese dhe sheshe kryesore, dhe në sot janë zhvilluar aktivitete kulturore dhe ceremoniale.
Pikat hyrëse të çdo qyteti thuajse janë dekoruar me flamuj dhe me pankarta festive. Sheshet kryesore mbahen koncerte, panaire artizanale dhe aktivitete për fëmijët ditën e sotme, ndërsa ansamblet folklorike gjithashtu, grupet artistike janë angazhuar në realizimin e aktiviteteve të ndryshme, ndërsa Vlora mbetet zemra e festimeve aty ku është ngritur për herë të parë flamuri i pavarësisë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një prononcim për Syri TV, u shpreh në lidhje me festën e 28 Nëntorit, duke e cilësuar ditën si një moment të shenjtë për kombin shqiptar. Ai uroi të gjithë shqiptarët dhe rikujtoi rëndësinë historike të kësaj date, nga ngritja e flamurit nga Skënderbeu në Krujë dhe Ismail Qemali në Vlorë, deri te çlirimi i Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë, Noka kritikoi qeverinë aktuale, të cilën e quajti “narko-regjim” të ngërthyer në korrupsion dhe krim, duke përmendur raste si tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës.
Ai theksoi nevojën për një qeveri teknike që të rikthejë funksionimin e duhur të institucioneve dhe të sigurojë që shqiptarët të ndihen të respektuar dhe të mbrojtur nga fenomenet e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Flamur Noka:
"Partia demokratike në këtë ditë feste kombëtare, në këtë ditë të shenjtë për kombin shqiptar, uron gëzuar këtë festë, gëzuar këtë ditë të madhe çdo shqiptari.
Është 28 nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë.Është dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë dhe është dita kur u çlirua Shqipëria. Prandaj kjo ditë është ditë e bekuar dhe e shenjtë për shqiptarët.
Jetojmë në një kohë që fatkeqësisht, festohet kjo ditë nën kthetrat e një regjimi, narko-regjimi, i cili është i ngërthyer nga të gjitha anët me krim, korrupsion dhe drogë.
Jetojmë në një kohë dhe festojmë ditë në një kohë kur narko-regjimi është i kapur në skandale të pafundme korrupsioni siç është rasti i tunelit të Llogarasë apo i aeroportit të famshëm të Vlorës dhe Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike, ka nevojë që duhet të njohë institucionin e dorëheqjes dhe ka nevojë që kjo Shqipëri të ndjehet ashtu siç e meritojnë, që shqiptarët të ndjehen ashtu siç e meritojnë dhe jo nën diktatin e narko-t, nën diktatin e korrupsionit dhe nën diktatin e karteleve të drogës".
© SYRI.net