I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, studenti i mjekësisë Rei Haluli ka zbardhur arsyet e vërteta që shtyjnë mjekët e rinj të largohen nga Shqipëria, duke theksuar se nuk është dëshira për emigrim, por zhgënjimi me sistemin shëndetësor që i detyron të kërkojnë mundësi jashtë vendit.
Ligji i ri sipas tij, i cili detyron studentët të punojnë në Shqipëri pas diplomimit, paraqet paqartësi të mëdha. Sipas studentit, qeveria ka detyrimin të sigurojë punësim brenda tre muajve. Nëse kjo nuk ndodh, mjeku i ri do të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm për një afat të pacaktuar. Kjo situatë krijon një pasiguri të madhe, sidomos kur oferta e mjekëve të sapodiplomuar është më e madhe se kërkesa dhe nevojat reale që publikon shteti.
REI HALULI: Kjo është diçka e paqartë, në ligj nuk specifikohet në mënyrën e duhur. Thotë që qeveria ka atë detyrë për tre muaj të sigurojë brenda tre muajve punësimin. Në rast se nuk e siguron, studenti do të trajtohet me 80% të pagës së mjekut të përgjithshëm për një afat të pacaktuar derisa të ketë gjetur një vend në sistemin publik shqiptar, një vend punësimi. Po siç e thamë, 100 të parët pra e kanë disi të sigurt. Po pjesa tjetër, një pjesë patjetër do të vazhdojë me specializimin, se jo të gjithë këta mjekët që diplomohen, do të vazhdojnë mjekë të përgjithshëm, një pjesë do të vazhdojë me specializimin. Por prapë vendet janë të rregulluara, kanë qenë të rregulluara edhe përpara se ky ligj të ekzistonte, duke qenë se nevojat që vetë shteti jep, që publikon, nuk përputhen me ofertat, nuk përputhet me kërkesën. Janë më shumë, janë më shumë mjekë në treg.
Studentët e mjekësisë që në momentin që e nisim në vitin e parë ose në vitin ose dhe gjatë rrugës së mjekësisë, nuk është se futemi në mjekësi, personalisht po edhe të gjithë kolegët e mi me të cilët kam folur, nuk është se jemi futur në rrugën e mjekësisë me një qëllim për të pasur atë diplomën si një pasaportë për t'u shkuar në Gjermani siç e përmende ti ose në një shtet tjetër të Evropës. Mendoj që në momentin kur mjeku i ri sapo i diplomuar futet në sistemin shëndetësor, atëherë i lind dëshira për t'u larguar duke qenë se siç e thashë, mjekë janë duke u diplomuar, pra nuk është se kemi një numër të ulët studentësh, pra mjekësia nuk është një degë që nuk po zgjidhet nga studentët, siç mund të jetë sot për sot mësuesia apo degët e Universitetit Bujqësor.
Apo shkencat ekzakte. Po, shkencat ekzakte. Dega e mjekësisë sot për sot po kërkohet nga studentët, por mendoj që neve nuk po dimë t'i mbajmë këta mjekë jo kur janë studentë, por në momentin kur dalin në punë dhe përballen me sistemin shëndetësor, përballen me të gjitha këto që ju thatë, përballen me kushtet e dobëta të punës, me pasigurinë në punë, me gjithashtu përballen me paga shumë të ulëta të krahasuar me punën të cilën neve jemi duke bërë sepse mjekësia është një degë gjashtëvjeçare. Unë jam aktualisht në vitin e gjashtë. Vetëm si mjekësi e përgjithshme, por nuk është se...
© SYRI.net