I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, Kujtim Cakrani shpjegoi se lufta e komunistëve nuk ishte thjesht ideologjike, por një plan i mirëfilltë për të zhdukur ndikimin e familjeve që kishin themeluar shtetin shqiptar.
Ai detajoi kalvarin e familjes së tij, Cakrani, duke treguar se si pasardhësit e firmëtarëve u pushkatuan, u burgosën ose u çmendën nëpër internime. Rasti i vajzës së firmëtarit Hajredin Cakrani, e cila në moshën 35-vjeçare u mbyll në çmendinë ishte një dëshmi rrëqethëse e këtij terrori.
Sipas Cakranit, ky eliminim ishte i programuar dhe i diktuar edhe nga interesa antishqiptare, veçanërisht nga Beogradi, i cili kishte lista të qarta të patriotëve që duheshin eliminuar për të dobësuar shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar.
Cakrani theksoi se këto familje kishin influencë natyrale në popull për shkak të historisë, pasurisë dhe shkollimit të tyre, ndaj shiheshin si rrezik për pushtetin e ri të 'shqipfolësve' që erdhën në krye të vendit pas Luftës së Dytë Botërore.
Më tej, ai denoncoi faktin se edhe sot, historia vazhdon të jetë e deformuar. Rrugët dhe sheshet e qyteteve shqiptare mbajnë ende emra 'kriminelësh' dhe emra serb, ndërsa mungojnë emrat e atyre që ngritën flamurin. Shtëpia ku u ngrit flamuri e Xhemil Bej Vlorës është lënë në harresë, ndërsa historia është reduktuar vetëm te Ismail Qemali, duke i hequr atij kontekstin dhe mbështetjen e gjerë që kishte nga elita e kohës. Kjo, sipas Cakranit, është vazhdimësi e mendësisë së Partisë së Punës.
Cakrani:
Problemi qëndron që pasardhësit ose vetë ata që ishin gjallë, pra firmëtarë të pavarësisë, në luftën civile në Shqipëri, ishin njerëz të cilët përfaqësuan interesat kombëtarë. Pra ishin me nacionalizmin shqiptar. Që nga Mithat Frashëri, Ali Bej Këlcyra e Kadri Sakën, i cili ishte komandant ushtarak që vinte dhe ishte direkt djali i firmëtarit të pavarësisë.
Pra, të gjithë këta personazhe mbrojtën kauzën e Shqipërisë natyrale, që këta sot e quajnë Shqipëria e madhe, histori të kësaj natyre. Pra, këta ishin njerëz të cilët qëndruan fort në rrënjët, pra në vijimësinë e paraardhësve të tyre dhe u bënë ballë komunistëve, sepse këtu s'ishte problemi i komunistëve shqiptarë. Këtu problemi ishte i komunistëve serb, i Moskës, i Beogradit e kështu me radhë. Dhe nga Beogradi u dhanë orientime me familje dhe me personazhe që duheshin eliminuar.
Një miku im që quhet Nexhmedin Spahiu, ka dhe listën që kanë nxjerrë në atë kohë një nga Beogradi që kush duhet eliminuar nga këto familje dhe nga këta patriotë. Pra, kanë qenë çdo gjë e programuar për të zhdukur jo vetëm familjet, por edhe personazhet patriotikë të kohës. Kështu që, persekutimi dhe goditja ndaj këtyre ka filluar që me krijimin e Partisë Komuniste dhe kjo nuk është e rastësishme. Kjo është e programuar dhe prandaj vazhdoi dhe pas 45-ës, ata që vdiqën, për shembull firmëtari Ajredin Cakrani, ka vdekur në vitin 1942, por pasardhësit e tij u pushkatuan.
Vajza e tij e mbyllën në çmendinë 35 vjeçe, pra fëmijët e tij i burgosën. Pra, persekutimi vazhdoi sepse këta i shikoheshin si familje të cilët mund t'u merrnin pushtetin me influencë në Shqipëri. Influencë që e gëzonin jo vetëm nga të parët e tyre, por jo vetëm nga familja e tyre, por influencë që kishin, e kishin krijuar edhe vetë në bazë të shkollimit të tyre, në bazë të formimit të tyre, në bazë të ndjenjës patriotike të tyre.
Armiqtë tanë, siç janë serbët, e kishin si qëllim zhdukjen patjetër të familjeve dhe të personazheve dhe e arritën qëllimin, me anë të shqipfolësve si Ever Hoxha me Mehmet Shehu e shokë. Gjë që vazhdon dhe sot, po deshe ju vetë. Dhe kjo është arsyeja për të cilën këta u pushkatuan, familjet e tyre u burgosën, u diskriminuan, u internuan e kështu me radhë.
Prandaj që vazhdon dhe sot kjo ndjenja anti pavarësi. I ke vënë re për shembull këta nuk kujtojnë asnjë. Vijnë mbajnë fjalime, bëjnë atë monologjet e tyre, do vijnë sot në Vlorë, do kujtojnë Ismail Qemalin. Okej, Ismail Qemali, por s'ishte vetëm Ismail Qemali. Por mos harrojmë që dhe familjen e Ismail Qemalit këta nuk i kanë lënë kusur pa i bërë.
Pra dhe familjen e Ismail Beut dhe emrin ja ka ndryshuar, ja ka bërë Ismail Qemali. Ai s'e ka Ismail Qemali. Ai e ka Ismail Bej Vlora. Pra, këta kanë deformuar edhe historinë. E kanë shkatërruar tashmë dhe sheshin e flamurit që është meka e shqiptarëve Flavio. Këta nuk përmendin emrin e Xhemil Bej Vlorës që ka lënë shtëpia ku u ngrit flamuri. Këta nuk i ka vënë një emër shkollës, as emër rrugës, emër institucionesh të firmëtarëve të pavarësisë.
Këta nuk kanë lënë më mbushur sheshe e rrugë me emra kriminelësh, me emra serb, domethënë nuk ka përshkrim kjo. Dhe nuk gjejnë dot, nuk gjejnë dot kurajon që të vendosin në qendër të Vlorës, Tiranës e kudo me radhë, emrat e firmëtarëve të baballarëve të kombit. Dhe kjo është e keqja ajo që vazhdon dhe sot.
Pra është në vijimësi e Partisë Komuniste, Partisë së Punës e kështu me radhë. Prandaj që është detyra ,unë të paktën bëj atë që unë mundem të bëj Flavio. Unë këtu ku jam në Vlorë, aktualisht kam bërë dhe një muze me foto që njihet 1800-ës e ktej me të gjithë personazhet e kohës e kështu me radhë.
Pra, mundohem ta mbaj gjall këta patriotë, këta burra, kujtesën e tyre, historinë e tyre e kështu me radhë. Por kjo nuk mjafton vetëm nga personazhe siç jam unë apo ju e kështu me radhë, apo siç është dhe emisioni që ne po bëjmë sot në mëngjes. Kjo kërkon një vullnet padyshim shtetëror, institucional e kështu me radhë. Kështu që unë mendoj se ju jemi borxhli dhe padyshim atyre burrave patriotëve të cilët fatkeqësisht sot janë të harruar nga historia dhe nga shtetarët shqiptarë.
© SYRI.net