Afera e Llogarasë, mungon një rrethrrotullim dhe një rrugë, Qarri: Nuk paska qenë një vrimë, por një gropë

Afera e Llogarasë, mungon një rrethrrotullim dhe një rrugë, Qarri: Nuk paska qenë një vrimë, por një gropë

22:11, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Flavio Qarri duke komentuar provat dhe faktet e reja që dalin në dritë nga afera e tunelit të Llogarasë ka publikuar një denoncim, duke e shoqëruar edhe me një postim ironik.

Sipas denoncuesit, në projektin e rrugës dhe tunelit të Llogarasë mundon dhe një rrethrrotullim dhe një rrugë që do të të çonte drejt Llogarasë pa pagesë.

Dhe për këtë denoncim, Qarri shkruan se kjo aferë ‘nuk paska qenë vrimë paska qenë gropë’.

Sipas denoncuesit, në zonën e tunelit të Llogarasë mungon një element i rëndësishëm i infrastrukturës, i cili, sipas banorëve dhe bizneseve lokale, po anashkalohet qëllimisht: nyja, rrethrrotullimi dhe rruga alternative që të çon drejt Ilogarasë pa pagesë.

Sipas një denoncimi, këto vepra nuk janë ndërtuar, me qëllim se situata është lënë enkas në mënyrë që udhëtarët të detyrohen të kalojnë te trau me pagesë dhe të përdorin tunelin e ri, ndërsa rruga drejt Llogarasë mbetet e pakalueshme pa pagesë.

Bizneset e zonës thuhet se kanë paraqitur një ankesë pranë Ministrisë së Infrastrukturës, drejtuar ministres Belinda Balluku. Vetëm dy ditë pas ankesës, sipas tyre, në subjektet tregtare të Llogarasë ka mbërritur IKMT, gjë që interpretohet nga bizneset si presion ndaj tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco