Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se edhe këtë vit buxheti për bujqësinë është vetëm 2.9% e PBB-së, shumë larg nevojave të këtij sektori. Fermerët shqiptarë nuk mbështeten, prodhimi vendas nuk subvencionohet, dhe kjo shpjegon pse shumë prej tyre detyrohen të hedhin prodhimin e tyre në rrugë, ndërkohë që tregu vendas mbytet nga importet.
Ndërkohë, korrupsioni qeveritar u ka hequr fermerëve mundësinë për të përfituar nga fondet e IPARD, plot 112 milionë euro, të cilat janë ende të bllokuara.
'Problemet me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur. Vetëm pak muaj më parë, 10 tonë mandarina u kthyen nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa së fundmi në Elbasan u bllokuan 50 tonë misër me aflatoksinë. Këto nuk janë thjesht statistika; janë produkte që mund të kenë përfunduar në tryezën e çdo familjeje shqiptare.' u shpreh ajo
Postimi:
Edhe këtë vit, buxheti për bujqësinë është vetëm 2.9% të PBB-së, shumë larg nevojave të këtij sektori. Fermerët shqiptarë nuk mbështeten, prodhimi vendas nuk subvencionohet. Kjo shpjegon prodhimin stok që fermerët detyrohen ta hedhin në rrugë dhe mbytjen e tregut vendas nga importet. Le të bëjmë një krahasim të subvencioneve me vendet fqinje për vitin e ardhshëm.
Shqipëria - 53 milionë euro
Kosova - rreth 200 milionë euro
Maqedonia - rreth 300 milionë euro
Serbia - 800 milionë euroKy krahasim mjafton për të kuptuar sa larg jemi me mbështetjen për fermerët. Ndërkohë korrupsioni qeveritar u ka hequr fermerëve shqiptarë edhe mundësinë për të përfituar nga fondet e IPARD plot 112 milionë euro, pasi janë ende të bllokuara.
Gjithashtu skandalet me sigurinë ushqimore nuk kanë të ndalur. Vetëm pak muaj më parë, 10 tonë mandarina u kthyen nga Kroacia për shkak të nivelit të lartë të pesticideve, ndërsa së fundmi në Elbasan u bllokuan 50 tonë misër me aflatoksinë. Këto nuk janë thjesht statistika; janë produkte që mund të kenë përfunduar në tryezën e çdo familjeje shqiptare. Bujqësia dhe prodhimi nuk do të jenë prioritet as në buxhetin e 2026-s, pasi prioritet për këtë qeveri janë lista e PPP dhe koncesioneve korruptive.
© SYRI.net