SYRI TV/ Berisha përshëndet rezolutën e CDI: Në Brazil u sanksionua narko-shteti

16:26, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas kthimit nga Brazili, lideri i opozitës Sali Berisha përshëndeti rezolutën e CDI-së që dënoi zhvillimet dramatike në Shqipëri, duke e cilësuar qeverinë e Edi Ramës si narko-shtet të lidhur me krimin. Ndër 4 qëndrimet e CDI-së, përfshirë Ukrainën dhe luftën e karteleve në Meksikë, një ndër rezolutat ishte ajo e artikuluar nga drejtueseja e Partive Popullore Europiane, që i bënte thirrje Brukselit për të goditur lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin dhe shtypjen që i bëhet opozitës dhe shoqërisë. Kryedemokrati lexoi rezolutën që e cilëson Ramën si drejtues të një narko-regjimi që po bëhet sfidë për sigurinë demokratike të Europës, dhe ku kërkohet ndërhyrje urgjente.

Pas kthimit nga Brazili, ku mori pjesë në samitin e CDI-së, lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se në Sao Paulo u sanksionua narko-shteti i Edi Ramës. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se ndër qëndrimet e këtij samiti, përfshirë Ukrainën dhe luftën e karteleve në Meksikë, në fokus kryesor ishte edhe situata në Shqipëri dhe lidhjet e qeverisë Rama me krimin.

Berisha përshëndeti rezolutën e CDI-së dhe qëndrimin e Sekretares së Përgjithshme të PPE-së, Dolores Monsterrat, e cila i bëri thirrje Brukselit për të goditur lidhjet e qeverisë shqiptare me krimin dhe drogën. Kryedemokrati lexoi rezolutën e CDI-së, ku Rama cilësohet si drejtues i një narko-regjimi që po sfidon sigurinë e Europës dhe ku kërkohet ndërhyrje urgjente. Vëmendje të veçantë në këtë rezolutë kishte edhe deformimi i zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha tha se këto qëndrime dëshmojnë mbështetjen për opozitën, ndërsa garantoi shqiptarët se do të bëjë gjithçka për rikthimin e demokracisë dhe votës së lirë. I pyetur për deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, se zgjedhjet në Shqipëri ishin të ndershme dhe të lira, Berisha tha se ajo është ndikuar nga propaganda e paguar e Edi Ramës, teksa përshëndeti edhe qëndrimin e KE-së për Syri TV lidhur me këtë deklaratë.

Zgjedhjen si zëvendëspresident i CDI-së, organizatës më të vjetër dhe më të madhe në botë të partive të qendrës së djathtë, Berisha e cilësoi si nder dhe vlerësim për qëndresën e PD-së, dhe theksoi se do të bëjë gjithçka për ta shndërruar atë në forcë fitoreje të forcave opozitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco