Berisha publikon deklaratën e drejtueses së PPE: U dënuan lidhjet e tmerrshme të qeverisë me kartelet e drogës

12:52, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se drejtuesja e Partisë Popullore Europiane, Dolors Montserrat, ka dënuar hapur në Asamblenë e Përgjithshme të CDI-së atë që ai e cilësoi si “lidhjet e tmerrshme të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës”.

Sipas Berishës, sekretarja e Përgjithshme e PPE-së e ka përfshirë Shqipërinë ndër çështjet kryesore të mbledhjes, duke e etiketuar vendin si një narkoshtet dhe duke ngritur shqetësime serioze për situatën e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës

Deklarata e plotë:

Ju e dëgjuat vetë nga deklarata e Dolors Montserrat, sekretare e Përgjithshme se cili ishte qëndrimi i Partisë Popullore në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të CDI.

Pra, sekretarja e Përgjithshme e Partisë Popullore Europiane shprehu në përmbledhjen, në deklaratën e saj në të cilën përmblodhi çështjet kryesore të asamblesë, një nga të cilat ishte Shqipëria, narkoshteti shqiptar dhe lidhjet e tmerrshme me kartelet e drogës të qeverisë shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco