Pronari i tokës ku u ngrit SPAK/ Xhim Begeja: Historia po përsëritet, do jem i 7-ti i dënuar në familje për pronën

11:55, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas seancës që u shty në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, një prej trashëgimtarëve të familjes pronare, Xhim Begeja ka denoncuar para mediave atë që e cilëson si një padrejtësi historike që po përsëritet.

Begeja ka bërë një paralele të trishtë mes situatës së tij aktuale dhe persekutimit të familjes së tij gjatë regjimit komunist, 80 vite më parë.

Begeja u shpreh se ndihet krenar, pasi nëse do të dënohej, do të bëhej anëtari i shtatë i familjes së tij që ndëshkohet për çështje prone.

“Në qoftë se do të dënohem me burgim të përjetshëm për pronën time, do të bëhemi i katërti i familjes (i pushkatuar). Në qoftë se do të dënohem përsëri, do të jem i shtati nga gjashtë burrat e oborrit që u dënuan nga ai sistem. Dhe për çfarë? Për pronë, për dinjitet, për nder,” deklaroi ai, duke e kontrastuar kauzën e tij me skandalet e korrupsionit modern.

Sipas tij, e gjithë çështja lidhet me tokën, duke akuzuar se pronat po merren përmes ligjeve dhe Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) që ai i quan të turpshme.

Begeja pretendon se familja e tij zotëron rreth 680,000 metra katrorë tokë dhe se deri më tani janë kompensuar vetëm për 5% të saj, ndërsa për truallin specifik ku ndodhet SPAK-u, që i përket familjes së gjyshes së tij, Petrela, nuk kanë marrë asnjë kompensim.

Duke folur para “portës së drejtësisë”, Begeja theksoi se do të respektojë ligjet, por beson se e drejta është në anën e tij.

Ai i bëri thirrje të gjithë pronarëve të tjerë që të luftojnë për të drejtat e tyre “përpara se të jetë shumë vonë dhe t’ua rrëmbejnë edhe tokën poshtë këmbëve”.

Deklarata para SPAK:

Xhimi Begeja: Përshëndetje! Nuk më besohet që historia do ripërsëritet, që mbas 80 vjetësh të vij unë po në këtë pozicion të tillë, përpara një prokurori, që që akuzohet për pronën tonë. Ëh, në fakt jam krenar për dy arsye. Sepse në qoftë se do të dënohem me burgim të përjetshëm për pronën time do jem, zëre se jam i pushkatuar, do bëhemi i katërti i familjes, nga tre. Dhe, në qoftë se do të dënohem përsëri, sado vite burg të bëj, prapë krenar do jem, sepse do jem i shtati, nga gjashtë burrat e oborrit, që u dënuan nga ai sistem. Vetëm për çka? Për pronë, për dinjitet, për nder, dhe as për 5D, 3D e të tjera që po dëgjojmë sot. Fundja e fundit, ne do respektojmë ligjet e këtij shteti, këtij vendi, dhe e drejta besoj se do jetë me ne. Përherë unë do dal kështu. Përherë sepse tani jam i bindur dhe po e kuptoj me çfarë na ka sjellë situata në këto vite të fundit, që gjithçka është për tokën, për pronën. Kështu po shkatërrojnë, kështu po marrin pronat tona, ëh, me, me ligje të turpshme, me, jo me ligje, po me, me VKM. Dhe ne që jemi pronarë, që kemi, ju s’ju besohet, po ne kemi rreth 680,000 metra katrorë, edhe në këtë tokë, poshtë tokëve tona, poshtë këmbëve tona që jemi këtu. Dhe fundja e fundit ne kemi marrë, as jemi kompensuar me, me 5%. Ja po i shtoj dhe pesë nga mendja ime, po bëhen 10. Kjo është një turp. Turp e vërtetë që që jo vetëm unë, po e gjithë shtresa jonë, të gjithë njerëzit, të gjithë njerëzit që kanë pronë, që kanë pronë, duhet të luftojnë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Do jetë shumë vonë kur edhe ajo që kanë, do kenë poshtë këmbëve ku do flenë, poshtë këmbëve të tyre, do t’ia rrëmbejnë pa ligj, besoj me VKM. Ju faleminderit!

Gazetarët: Si vendosët të flisni tani? Gjatë gjithë kësaj kohe ju zoti Begeja keni heshtur dhe thoni që toka pikërisht ku ne gjendemi tani, pra ku gjendet dhe SPAK-u, është pronë e juaja apo ish-pronë e një kompensuar?

Xhimi Begeja: Sigurisht që jo, nuk jemi kompensuar. Kjo është një pronë e familjes Petrela, gjyshes time, edhe unë e kam pronën këtu. Ne nuk kemi, ëh, sigurisht që, që ne nuk jemi kompensuar fare as për këtë pronë. Por ajo që duhet të them është që, fundja e fundit modestinë e një qytetari, ëh, sidomos ne të Tironësve, nuk e kemi për, për të gërhitur, por gjithmonë kemi bërë, jemi bazuar, jemi bazuar tek drejtësia dhe ligji. Unë po flas tek porta e drejtësisë, se kështu më takon. Edhe qytetaria ime besoj se duhet të tregojë një farë respekti për, për atë që të gjithë besojmë, tek e drejta. Faleminderit!

Jamarbër Malltezi: Është e vërtetë kjo që tha Gimi. Fisi Begeja i është kthyer vetëm 5% e pronës. Mund të jetë pesë, 5.2%, diçka e tillë. 95% e pronës nuk i është kthyer. Ndoshta po e vjedh Edi Rama siç i ka vjedhur një pjesë prone, ja ka falur Carlo Bolinos, në fisin Begeja. Pjesë tjetër ja fal banditëve të tjerë. Kështu që kjo është e vërteta, këto janë fakte kokëforta për t'i ballafaquar me sjelljen e hipotetizuar të SPAK-ut edhe të prokurorëve që janë promovuar nga Edi Rama e Taulant Balla kur ishte drejtues i qarkut të Elbasanit.

Xhimi Begeja: Tani, kjo është sipërfaqe shumë e madhe, po kjo është tokë e Petrelës. Tokë e Petrelës. Kjo është toka e gjyshes sime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco