‘SPAK ka dalë lakuriq’/ Malltezi akuza të rënda: Ja si po mbron Ramën dhe si po vidhen tokat me VKM personale

11:25, 25/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një prononcim për mediat, para se të futej në seancën që po zhvillohet në GJKOO, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi hodhi akuza të forta se SPAK po mbron kryeministrin Edi Rama dhe aleatët e tij, ndërkohë që ndjek penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha mbi urdhrat politikë të kryeministrit Edi Rama.

“Ky që i vjedh tokën dhe objektin e caktuar për shkollë, ky që merr katër VKM të personalizuara, është në rregull sipas SPAK-ut. Këtu kemi të bëjmë me një drejtësi me regji,” u theksua gjatë fjalës.

Një tjetër pikë kritike sipas Malltezit është çështja e territoreve sportive në Tiranë.

Ai theksoi se ndërsa SPAK dyshonte mbi Berishën për këto territore, tani ka rezultuar se Edi Rama “jo një, por 20 territore sportive i ka kthyer në banime” për “klientët e vet dhe banditët që i çojnë trastat”.

Për këtë zhvillim, SPAK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim hetimor ndaj Ramës apo personave të lidhur me të.

Fjala e plotë e Jamarbër Malltezit:

'Do SPAK-u, të hetojnë së bashku është miku i Edi Ramës, nuk bën asnjë gjë nga këto. Me një copë letër, me katër VKM të personalizuara, mund të vjedhësh tokë dhe objekt i caktuar për shkollë. Tani, ky që i vjedh tokën dhe objektin e caktuar për shkollë, ky që merr katër VKM të personalizuara, është në rregull sipas SPAK-ut. Problemin e kanë pronarët e ligjshëm. Këto që e kanë problemin. Këtu kemi të bëjmë me një drejtësi me regji, në të cilën SPAK-u tashmë është, ëh, ka dalë lakuriq. Ka dalë lakuriq sepse pretendoi që Berisha kishte bërë VKM apo ligje të personalizuara. Në fakt ka dalë që i ka bërë Edi Rama. Po SPAK-u, për dijeninë tuaj, s'ka asnjë akuzë ndaj Edi Ramës, as për ligj, as për VKM të personalizuar. Çfarë thotë tashmë SPAK-u? Thotë që, jo, vërtet s'ka asnjë ligj apo VKM të personalizuar, po ne dyshojmë që sjellja e Berishës nuk ka qenë. Ne kemi dhënë 31 fakte kokëforta për ta ballafaquar me sjelljen. Një prej këtyre fakteve ka të bëjë me këtë. A kemi VKM dhe ligje të personalizuara? A duhet të ishin ato problematike? Në rast se ishin, pse nuk ka për Edi Ramën? Tjetra, SPAK-u në krye të herës tha që territoret sportive janë shumë të nevojshme për Tiranën, sepse dyshoi që i kishte bërë Berisha. Tani ka dalë që ka bërë jo një, po 20 territore sportive i ka kthyer në banime Edi Rama. Për klientët e vet, për banditët që i çojnë trastat. SPAK-u, ka çuar Edi Ramën ose ndonjë nga banditët e Edi Ramës? Asnjë. Pra, kemi të bëjmë me një drejtësi me regji, kemi të bëjmë me prokurorë të nënshtruar politikisht, po ne do përballemi'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco