Një debat i ashpër ka shpërthyer në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, në lidhje me kostot e projektit rrugor të Tunelit të Llogarasë, në qendër të të cilit qëndron pagesa e plotë e një shume prej 190 milionë eurosh, pavarësisht mungesës së një ure të parashikuar në preventivin fillestar.
Sipas gazetarit Julian Hoxhaj, urat ishin pjesë integrale e preventivit, dokumentit që detajon të gjitha kostot e projektit, nga sasia e hekurit e betonit deri te elementet më të vogla. Pretendohet se pagesa prej 190 milionë eurosh është kryer në përputhje të plotë me këtë preventiv, duke ngritur pyetjen se çfarë ka ndodhur me fondet e alokuara për urën që nuk u realizua.
Argumenti kryesor është se edhe nëse pranohet teza se ura nuk u ndërtua për të kursyer para, pagesa e plotë e shumës totale tregon se paratë për këtë vepër arti janë disbursuar gjithsesi. “Edhe nëse janë kursyer 5-6 milionë euro, paratë janë paguar. Ku kanë shkuar këto para që janë paguar sipas preventivit?” – ishte pyetja retorike që u shtrua gjatë diskutimit.
Nga ana tjetër, eksperit i ekonomisë Çoçoli gjate bisedës në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” mundohet të argumentojë se kostoja e parashikuar e urës në preventiv ishte vetëm 5 deri në 6 milionë euro, dhe se pikërisht kjo shumë është kursyer. Ai sfidoi vazhdimisht për të treguar saktësisht se sa ishte kostoja e urës në dokumentacionin fillestar, duke akuzuar për mungesë informacioni.
Për të kundërshtuar shifrën prej 5-6 milionë eurosh, u soll në vëmendje fakti se vetëm hartimi i projektit dhe studimi i fizibilitetit ka kushtuar 7.5 milionë euro, plus 2 milionë euro të tjera për supervizimin. Kjo, sipas tyre, e bën të palogjikshme që kostoja e ndërtimit të vetë urës të ishte më e ulët se kostoja e projektimit të saj.
Në diskutim u përmendën edhe detaje të tjera teknike, si fakti që projekti është dorëzuar në vitin 2021, ndërsa leja e ndërtimit, e cila përfshinte edhe veprën në fjalë, është firmosur në vitin 2022. Debati mbetet i hapur, duke lënë pa përgjigje pyetjen thelbësore: nëse projekti u pagua plotësisht, por nuk u zbatua plotësisht, ku përfundoi diferenca prej miliona eurosh?
Julian Hoxhaj: Po pse është aferë kjo rrugë? E para, ajo që thotë Fatosi që në shkrimin e tij që mungojnë urat sepse kemi kursyer para. Unë dua t'i jap disa detaje ë publikut më së tepërmi. Së pari, urat janë pjesë e preventivit. Preventivi është dokumenti paraprak. është dokumenti që harton të gjithë, po themi, pjesën financiare, që çdo zë, sa hekur do blihet, sa beton do hidhet. Pra, çdo detaj deri te vidat që do përdoren, te gozhdët e të tjerë e të tjerë, që janë aty. E dyta...
Flavio Qarri: Parashikohen si shpenzim.
Julian Hoxhaj: Patjetër që parashikohet, është e kostuar. E dyta, paratë janë paguar sipas preventivit. Pra, janë paguar 190 milionë euro. Është shumë e thjeshtë.
Fatos Çoçoli: Të lutem shumë Julian, më fal që po të ndërpres. Në qoftë se do të flasësh me preventivin, më thuaj sa kushtonte një urë në preventiv.
Julian Hoxhaj: Po nuk po i bëj unë, nuk jam as inxhinier dhe as ekonomist. Unë di që...
Fatos Çoçoli: Të lutem shumë, se po flet për 190 milionë euro, ndërkohë që në preventiv ura kushtonte vetëm pesë deri në gjashtë milionë euro. Qytetarët të cilëve u drejtohesh...ta dinë të verbëtën.
Julian Hoxhaj: Pra ju thoni që janë kursyer pesë, gjashtë milionë euro, ndërkohë që ato para përsëri janë paguar edhe sikur të qëndrojë logjika juaj. Pra që edhe sikur... Edhe sikur ju të keni të drejtë që janë kursyer pesë apo gjashtë milionë euro...
Fatos Çoçoli: Nuk më tregon dot sa kushtonte ura në preventiv. Nuk më tregon dot sa kushtonte ura në preventiv. Të lutem shumë!
Flavio Qarri: Çoçoli, Çoçoli, një sekondë, një sekondë, mos bëj kakofoni po sqaroj qytetarët.
Fatos Çoçoli: Unë s'kam asnjë interes në këtë mes. Unë do sqaroj qytetarët. Pra nuk e ke lexuar preventivin, s'je në gjendje të japësh një përgjigje sa kushton ura e preventivit.
Julian Hoxhaj: Po jo se nuk e bëj unë, e bën një inxhinier, një ekonomist. Po unë merrem me faktet, unë jam gazetar. Juli, të lutem,
Flavio Qarri: Çoçoli, po zhurmon. Do të jap replikën, ç'ke? Mos ju mbivendos tjetrit.
Julian Hoxhaj: Jo nuk kushton as 5-6 milionë euro sepse 7.5 milionë euro të ka kushtuar projekti që u bë për katër-pesë muaj, o Fatos. 7.5 milionë euro të ka kushtuar vetëm projekti. Dhe 2 milionë euro supervizimi. Dhe ku qëndron këtu logjika që një urë do kushtonte... Do kushtonte 5-6 milionë euro...
Fatos Çoçoli: Ti nuk po më thua sa kushtonte në preventiv. A e ke lexuar preventivin? E ke lexuar preventivin? Të thuash, nëse ke lexuar preventivin...
Flavio Qarri: Një sekondë. Ule zërin. Mos bëj kundër-argument. Një sekond, Çoçoli e ke zërin e ndërprerë. Mos zhurmo. Do e dëgjojmë Julin siç të dëgjuam ty, pa ndërprerje. Më pas do kesh replikën tënde pa ndërprerje. Ti e di që ky është emision ku i pranojmë të gjitha opinionet, por nuk pranojmë mbivendosjet dhe bullizmin.
Julaian Hoxhaj: Dhe nëse, janë kursyer pesë apo gjashtë milionë euro, pra është zgjedhur...
Fatos Çoçoli: A e pranon kursimin? Më përpara the që nuk ka kuptim kursimi.
Julian Hoxhaj: Po do ta shpjegoj pra, do ta shpjegoj o Fatos. Nëse... Nëse nuk do ta dëgjosh, të bësh kakofoni sepse kështu i shërben qëllimit tënd, vazhdo bëje, por unë nuk të lejoj. Të paktën me mua s'e bën dot. Të paktën me mua s'e bën dot. Dhe unë po ju them, edhe nëse në rastin më të mirë, pra është marrë ana po themi pozitive. Edhe në absurdin, në absurdin që janë kursyer 5-6 milionë euro, paratë janë paguar. Pra, ku kanë shkuar 5-6 milionë euro që janë paguar sipas preventivit? E kuptoj. Pra 190-shja është e plotë. Pra, po e supozojmë se ura ka kushtuar pesë apo gjashtë sa thotë Fatosi dhe paratë janë kursyer. Mund të bëhet një urë 6 milionë euro? Po, tani, ka kushtuar vetëm projekti 7.5 milionë euro. Studimi i projektit, pra që supozohet që ai projekt i fizibilitetit, pra hartimi total i projektit ka kushtuar 7.5 milionë euro. E imagjinoni dot juve që ajo urë, në atë lloj terreni, me ato specifikime sipas atij projekti ka kushtuar pikërisht aq sa thotë Fatosi, 5 apo 6 milionë euro. Ndërkohë që ura që u ndërtua në Kukës ka kushtuar 35 milionë euro mbi lumin Drin. Që është dekorative dhe që në fakt ka dhe dyshime për funksionalitetin e saj, por s'po i hyj këtij se është diskutim tjetër. Pra, pesë apo gjashtë milionë euro janë paguar edhe sikur të ketë të drejtë Fatosi, por që nuk ka të drejtë. Sepse, po i jap një detaj tjetër Fatosit që ta dijë, që projekti është dorëzuar në vitin 2021. Leja e ndërtimit ka dalë në vitin 2022, pra është firmosur në 2022-shin në AZHT. Nga kryeministri, nga zëvendëskryeministrja dhe nga drejtuesja e AZHT-së. Dhe çfarë ka leja... Pastaj ky është diskutim tjetër, do ta them edhe këtë. Po çfarë ka të përfshirë leja e ndërtimit? Ka të përfshirë, pra leja e vitit 2022, ka të përfshirë edhe...
© SYRI.net