VIDEO - Kur ‘hajdutja’ bërtiste, kapni hajdutët

11:06, 23/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zëvendesja e Edi Ramës e marrë nën hetim nga SPAK dhe e shkarkuar nga puna me vendim të GJKKO ka një histori të qartë korrupsioni në qeverisjen e rilindjes.

E akuzuar se ka vjedhur me një dorë me miliona euro nga tenderi i Tunelit të Llogarasë dhe me tendera të tjera në vepra të ndryshme infrastrukturore, por jo vetëm, po i bën sifidë drejtësisë dhe vijon e qete punën sikur nuk ka ndodhur asgjë, në mënyrë që të zhdukë sa më shumë gjurmët e vjedhjeve të saj.

Po ajo në deklaratat e saj të mëparshme çirrej sikur luftonte korrupsionin. Dhe akuzonte me një tonë prej ushtarakeje ata që vidhnin nën petkun e rilindjes dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Në një prononcim të saj thoshte duke akuzuar rilindasit e tjerë se “secili që ka marrë pjesë në këtë skemë korruptive i ka hyrë detit më këmbë”. “I kanë rënë në qafë të gjithë taksapaguesve shqiptarë dhe për këtë do të përgjigjeni një për një të gjithë”. “Dhe do të bëhet një shembull se çfarë ndodh kur ka grupe të strukturuara, ky është grup i strukturuar, besoj se e kuptoni”. “Ky është një grup i strukturuar i cili ka vepruar në bashkërendim të plotë në kurriz të shtetit shqiptar në kurriz të taksapaguesve  shqiptarë”.

Kaq mjafton për të kuptuar se Belinda sikur po fliste për veten e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco