Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar ashpër për përmbytjet që kanë paralizuar vendin, duke akuzuar drejtpërdrejt qeverinë Rama për keqqeverisje sistematike.
'Shqipëria shkretohet çdo stinë nga keqqeverisja që prodhon mjerim: digjet në verë nga zjarri, në dimër ngrin nga acari dhe këto ditë është paralizuar nga përmbytjet, ndërkohë që qeveria është përmbytur nga korrupsioni dhe skandalet e nuk merr dot frymë duke mbytur veten e fatkeqësisht dhe vendin', shkruan Salianji.
Më tej ai vijon: 'Rrinë dhe i vështrojnë nga luksi i zyrave ose nga lartësia e avionëve që çojnë llokma Shqipërie jashtë, si paja për influenca politike. E gjitha sepse qeveria që nuk del nga vota e lirë nuk përfaqëson qytetarët dhe as u shërben atyre.'
Salianji bën thirrje të hapur: 'Qeveria dhe Rama duhen larguar një orë e më parë që të marrë frymë Shqipëria.'
© SYRI.net