Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një tjetër denoncim të ardhur nga qytetari dixhital, ku akuzohet drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz, Shpëtim Leskaj, se po ndërton një biznes privat në zonën e mbrojtur të Qafmollës, duke përdorur punonjësit, mjetet dhe materialet e ndërmarrjes publike.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha, një punonjës i UKK-së pretendon se prej më shumë se një viti punonjësit e institucionit detyrohen të punojnë në biznesin privat të drejtorit, nën kërcënimin e largimit nga puna, ndërsa punimet kryhen me fadroma, tuba dhe furnizim uji që i përkasin UKK Kamëz.
Denoncimi i plotë:
Drejtori i UKK Kamëz ndërton biznes privat me mjetet dhe punonjësit e UKK!
Miq, kësaj i thonë “o burra të vjedhim se deti është bërë kos!”
[📩] Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
Mirmbrama Doktor.
Un qe po u shkruj jam ni punonjs i UKK Bashkia Kamez.
Du tbaj ni denoncim per drejtorin e Ujsjell Kanalizimeve Kamez Shpetim Leskaj, drejtorit te preferum tkryetarit Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali.
I cili me mbeshtetjen e ktyne tdyve personave po nderton ni super biznes pa leje ne zonen e mbrojtun te Qafmolls. Dhe prej me shum se ni viti po na shfrytzojn duke na cue tpunojm tek biznesi i tij me kercenim per heqje nga puna. Nuk na pagujn por na ofrojne ca ore shtese tip “shperbilimi”.
Biznesi po ndertohet me mjetet(fadrromat) dhe materialet e ndermarrjes(tuba)
Me ni koh qe Tirana metet pa uj bahet furnizimi me uj ne biznesin e drejtorit UKK Kamez.
Per kta po ju vejme ne dispozicion ene materialet filmike.
Kena besim tplot qe ju jeni i vetmi person qe do i shkoni deri nfun ksaj ceshtje.
Ju lutem na leni anonim sepse nuk dum te na hekin prej pune.
Faleminers
© SYRI.net