Pasojat katastrofike të reformës, Gjoni: Mijëra vendime gjyqësore të pazbardhura rrezikojnë sistemin

09:45, 29/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kkafe Shqeto në Syri tv ka qene deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni.

Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio qarri ai tha se, “një nga pasojat më të rënda dhe më pak të diskutuara të reformës në drejtësi është krijimi i një vakumi të rrezikshëm ligjor: mijëra vendime gjyqësore që rrezikojnë të mos zbardhen kurrë”. Ish-gjyqtari Gjin Gjoni e përshkruan këtë situatë si "katastrofike" dhe një produkt direkt i procesit të vetingut. Sipas tij, “në momentin që një gjyqtar shkarkohet, veçanërisht nëse kjo ndodh brenda afatit ligjor për arsyetimin e një vendimi, çështja mbetet pezull”. "Këta gjyqtarë nuk shkojnë as për t'i firmosur, as për t'i arsyetuar vendimet. Kemi dosje që prej katër vitesh nuk janë arsyetuar," shpjegon Gjoni. Kjo situatë krijon një problem madhor, pasi pa një vendim të arsyetuar dhe të zbardhur, palët nuk mund të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe vendimi nuk mund të ekzekutohet”.

“Ky problem, i cili prek një numër të madh çështjesh, tregon një dështim strukturor të reformës për të parashikuar dhe menaxhuar pasojat e saj, duke lënë qytetarët dhe sistemin në një gjendje pasigurie totale juridike”.

Gjin Gjoni: Pse? Dhe çfarë ka ndodhur? Dhe këto janë pasojat e ligjit. Sepse në momentin që është shkarkuar një gjyqtar dhe ish-prokuror nga KPA-ja, efektet kanë qenë të menjëhershme. Dhe një vendim që është zbardhur në javën e fundit brenda afatit 15 ditor, ka ngel i paarsyetuar dhe këta gjyqtarë nuk shkojnë as për t'i firmosur, as për t'i arsyetuar. Janë vetëm video, dhe më fal, regjistrime të që ndodhet në seancave që janë bërë të zakonshme, ose shkurtimi i vendimit që është firmosur për efekt të masës së sigurimit, ndërsa arsyetimi i vendimeve deri më sot ke dy vjet, tre vjet, katër vjet që nuk janë arsyetuar.

Dhe deri në momentin aktual nuk gjen zgjidhje, se kush do i firmosë. A do i firmosë, dhe këto janë kundërshtime dhe me ligjin, edhe në qoftë se i firmos kryetari i gjykatës për efekt, kush do e arsyetojë? Kush do e argumentojë provën e cila është dhënë gjatë kësaj. Pra efektet janë katastrofike për shkak të reformës. Nga ana tjetër është e vërtetë që për shkak të emërimit, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në momentet që emërojnë një gjyqtar dhe e promovojnë në detyrë, po këtu është shumë më e lehtë sepse gjyqtari është përsëri në detyrë dhe për shkak të mosarsyetimit të vendimit mund të merren dhe masa disiplinore, por ka lënë një afat kohor.

Bëhet emërimi, efektet fillojnë diku 10, 15, 20 ditë, në mënyrë që gjyqtari të dorëzojë të gjithë materialet, dosjet, arsyetimet e vendimeve, në mënyrë që vendimi të shkojë në dorën e avokatit por njëkohësisht edhe të palëve, se duhet për efekt të ekzekutimit. Dhe më thoni juve mua, sot është e pamundur, një pjesë e madhe e vendimeve që ndodhen sot në gjykata, merret vetëm procesverbali audio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco