Ekskluzive/ Arben Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: S'kam pse të jem bashkëpunëtor i drejtësisë, s'kam kryer asnjë krim

20:59, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj iu përgjigj mbrëmjen e sotme kreut të SPAK Altin Dumani i cili pasditen e sotme në SPAK u shpreh “është i mirëpritur nëse dëshiron që të bëhet i penduar”

Në një intervistë telefonike ekskluzive në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Ahmetaj tha se nuk ka pse të jetë bashkëpunëtor pasi nuk ka kryer asnjë krim.

Pjesë nga Intervista

Çim Peka: Mirëmbrëma!

Arben Ahmetaj: Mirëmbrëma.

Çim Peka: Ju e dëgjuat prokurorin e SPAK, Altin Dumanin dhe tha, nëse është i gatshëm të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ne e mirëpresim.

Arben Ahmetaj: Edhe në teknikën ligjor, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajsësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që, ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Dmth nuk ka prezumim pafajësie sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo ështe e para dhe më e rëndësishmja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco