Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës/ Dumani: Nisi para deklaratës së Ramës

Hetimi për kryebashkiakun e Vaut të Dejës/ Dumani: Nisi para deklaratës së Ramës

20:10, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Opozita e ka pyetur Altin Dumanin edhe për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli.

Opozita i tha Dumanit se dy ditë pas deklaratës së Ramës, i cili i tha “Kristian mos luaj më dy porta”, SPAK i shkoi te dera Shkrelit.

Por, Dumani theksoi se hetimi ndaj tij kishte nisur para deklaratës së Ramës.

“Procedimi penal ka nisur para këtij deklarimi dhe ky është një hetim i suksesshëm. Ka bërë të mundur dërgimin për gjykim të kryetarit të bashkisë së Vaut të Dejës për korrupsion në zgjedhje”, tha Dumani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco