Ne fjalën e tij në Kuvend, deputeti Luan Baçi u shpreh se, dy pyetje të fundit që zoti Dumani i ngatërroi prapë gjatë seancës, ai nuk ndërhyri menjëherë për të mos dhënë përshtypjen se po vepronte me qëllim, por i adresoi ato për rastet e presioneve që komisionerët e Partisë Demokratike kanë përjetuar një ditë para zgjedhjeve të 11 majit.
Ai denoncoi se një pjesë e tyre janë larguar pa dhënë arsye dhe nuk janë paraqitur, duke vënë në vështirësi gjetjen e komisionerëve, dhe kërkoi informacion mbi hetimet e task forcës së zotit Dumani për këto raste, si dhe për emërimet pa kriter në Alpetrol, bashki dhe institucione të tjera para fushatës. Baçi theksoi gjithashtu një rast të denoncuar më 11 maj në qendrën e votimit 31-34 fraksion 1, ku u gjetën 47 fletë votimi, ndërsa procesverbali tregonte 547 fletë.
Ai kërkoi nisjen e hetimeve nga SPAK dhe nga zoti Dumani për të sqaruar se ku kanë përfunduar këto 500 fletë votimi dhe theksoi se procesverbale të firmosura nga komisionerët e PD dhe PS ekzistojnë për këtë kuti votimi. Baçi ngriti shqetësime serioze për transparencën dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke akuzuar për manipulime dhe lëshime në organizimin e zgjedhjeve dhe për emërime politike në institucione kyçe.
Luan Baçi:
..Dy pyetje të fundit që zoti Dumani i ngatërroi prapë aty për t'u përgjigjur, por nuk ndërhyra në moment çështje etike, se do të dukesh sikur e bënim qëllimisht, ku i adresoi ja pyetje për rastet e presioneve që kanë pasur komisionerët e Partisë Demokratike një ditë përpara zgjedhjeve të datës 11 maj dhe një pjesë e tyre janë larguar pa dhënë arsye, nuk janë paraqitur dhe jemi vënë në vështirësi për të gjetur komisionerët.
Dhe doja të dija, a ka pasur informacion nga task forca e tij dhe a ka hetim në këto raste, si dhe për emërimet pa kriter, në shkelje të ligjit që janë bërë në Alpetrol, në bashki dhe në shumë institucione të tjera para fushatës. Dhe duke shfrytëzuar akoma këto minuta të vlefshme që na jepni ju zoti kryetar, do të bëja dhe një denoncim tjetër që e kam bërë në datën 11 maj, ditën e zgjedhjeve, ku në qendrën e votimit 31-34 fraksion 1, kur i është hapur kutia e votimit, janë gjetur 47 fletë votimi, kur në procesverbal kanë ekzistuar 547 fletë votimi. Dhe këto 47 fletë votimi janë vënë në dispozicion të qendrës së votimit, me një urdhër të KQZ-së, janë marrë 150 fletë votimi nga kuti tjetër votimi, nga kutia e votimit, në mos gaboj, 31-34 fraksion 1 dhe 31-35 fraksion 00 dhe janë bashkangjitur dy kuti së parë që ka 47 fletë votimi.
I bëj thirrje zotit Dumani dhe Prokurorisë së Posaçme, besoj se stafi që është këtu duhet t'ia transmetojë, që të fillojë hetimet për këtë kuti votimi që ka ardhur me 500 fletë votimi mangët dhe nuk kanë filluar hetim për të. Ku kanë përfunduar 500 fletët e votimit? Ekzistojnë procesverbale të firmosura nga komisionerët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për këtë kuti votimi. Faleminderit.
Folësi 2: Faleminderit zoti Baçi. Zoti Shehaj, zoti Agron Shehaj.
Folësi 3: Faleminderit zoti kryetar. Ky parlament që në 35 vjet ka larguar pothuajse gjysmën e popullsisë...
© SYRI.net