Hetimi ndaj Ballukut/ Dumani: Po ndjek hetimet e Prençit

18:09, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i SPAK, duke folur në kuvend për hetimin e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe denoncimet për presione ndaj prokurorit të çështjes Dritan Prençi tha se ishte në komunikim të përhershëm për këtë çështje.

Sipas Dumanit, prokurori ka të gjithë solidaritetin e tij për të hetuar dhe hetimi nuk do të bllokohej, madje ai tha se i kishte krijuar kushtet prokurorit të kryente një hetim të lirë.

“Është çështje në hetim. Nuk jap asnjë koment. Prokurori Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë përkrahjen time. Jam në komunikim të përhershëm me prokurorin, deri në këtë cast nuk më ka paraqitur asnjë kërcënim. Prençi ka pasur dhe ka të gjithë solidaritetin tim në çdo çështje që ka në ndjekje. Jo vetëm Prençi, por të gjithë prokurorët e SPAK. Si drejtues i Prokurorisë së Posaçme asnjëherë nuk kam qenë bllokues hetimesh. Përkundrazi jam përpjekur që prokurorët të kenë një ambjent të lirë për të ushtruar ndjekjen penale. I kam mbështetur dhe do t’i mbështes” u shpreh Dumani në kuvend.

Belinda Balluku mori një fletë-thirrje për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimin e shkeljes së barazisë në tendera, pas disa bisedave që janë zbuluar në telefonin e ish-vartësit të saj Ervis Berberi. Gjithsesi, zv.kryeministrja u shfaq në Rumani këtë të hënë për një takim me ministrat e energjisë të disa vendeve të BE. 

Në kushtet kur zv/kryeministrja e vendit Belinda Balluku, nuk ka pranuar të shkojë sot në ambjentet e SPAK, për tu njohur me akuzën zyrtare,mësohet se prokuroria i ka ripërsëritur fletë-thirjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco