Dumani: Krimi i organizuar shqiptar po bashkëpunon me atë serb e malazez në trafikun e kokainës

Dumani: Krimi i organizuar shqiptar po bashkëpunon me atë serb e malazez në trafikun e kokainës

18:02, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i SPAK Altin Dumani pranon publikisht se krimi i organizuar shqiptar po bashkëpunon me krimin e organizuar serb dhe atë malazez, sidomos në trafikun e kokainës.  

 Kemi vërejtur se krimi i organizuar shqiptar bashkëpunon ngushtë me krimin e organizuar të Malit të Zi dhe serb dhe e vetmja mënyrë për tu përballur me këto grupe është bashkimi I forcave. Ja pse ne bashkëpunojmë ngushtë me hetimin e cështjeve që cënojnë interest e dy vendeve tona.

Sa i takon vizitës së kryeporkurorit të posacëm serb edhe kjo ishte nevojë për të koordinuar dhe  bashkëpunuar me prokurorinë e posacme të Serbisë pasi hetimet tona tregojnë se PO’ krimi organizuar shqiptar bashkëpunon me krimin e organizuar serb, kryesisht në trafikimin e kokainës. Takimi u mundësua nga Eurojust,u vendosën ura bashkëpunimi dhe fatmirësisht direct pas këtij takimi nisëm bashkëpunimin me cështje konkrete. Para këtij takimi bashkëpunimin e kishim shumë spontan.

Kreu i SPAK, Altin Dumani po prezanton në Kuvend raportin e SPAK për vitin 2024. Në total, opozita ka depozituar 57 pyetje për drejtuesin e SPAK, i cili po iu përgjigjet një nga një. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco