Momenti i turpshëm, socialistët qeshin në kor kur Dumani pyetet pse është shpallur Edi Rama i paprekshëm (VIDEO)

17:34, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një moment i turpshëm është shënuar në sallën e parlamentit ku po raporton drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Dumani është pyetur nga deputeti Luçiano Boçi se, pse Edi Rama është i paprekshëm nga ana e SPAK.

Ky moment ka sjellë dhe reagimin e turpshëm të deputetëve socialistët të cilët qeshin në kor në sallën e parlamentit, duke shkaktuar një skandal të vërtetë e duke treguar se, SPAK dhe drejtësia janë thjeshtë të kapur nga Edi Rama.

Përgjigja e Dumanit:

Për SPAK nuk ka të paprekshëm. Në çdo procedim penal të proceduar hetohet në drejtim të faktit penal dhe më tej edhe në drejtim të autorëve të veprës penale.

Në të gjithë këto raste që ju përmendni prokurorët kryejnë hetime me qëllim grumbullimin e provave dhe ngritjen e akuzave.

Për prokurorët e posaçëm nuk kanë rëndësi emrat, por vetëm provat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco