VIDEO/ Balliu akuzon SPAK: Me dy standarte, pse nuk arrestohet Balluku

16:38, 27/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga foltorja e Kuvendit janë lëshuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë, nga duke e cilësuar atë si një mekanizëm që mbron zyrtarët e korruptuar dhe persekuton opozitën. Deputeti i opozitës, Klevis Balliu, gjatë fjalës së tij, vuri në pikëpyetje funksionimin e drejtësisë së re, e cila sipas tij, operon me standarde të dyfishta.

Në qendër të kritikave ishte Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ku deputeti shtroi pyetjen se përse ndaj saj nuk ka një fletarrest, pavarësisht se është nën hetim për afera të shumta, ndërkohë që lideri i opozitës mbahet prej 333 ditësh në "arrest shtëpie" me arsyetimin se mund të ndikojë në hetime. "Mos vallë Belinda Balluku si zëvendëskryeministre ka më shumë fuqi se opozita?", shprehet ai, duke theksuar se ndryshe nga Balluku, e cila sipas tij i shmanget drejtësisë me udhëtime jashtë vendit, opozita i është përgjigjur çdo thirrjeje.

Sipas deputetit, sistemi i drejtësisë nuk ka ndalur asnjë prej aferave korruptive madhore, siç janë koncesionet e sterilizimit apo laboratorëve. Ai argumentoi se ndonëse mund të arrestohen individë nga mazhoranca, skemat korruptive vazhdojnë të funksionojnë pa u prekur. "Ka ndërruar personi. Morët Veliajn, ju erdhi madam Covid-i, Ogerta", u shpreh ai, duke akuzuar se sistemi është ndërtuar për të garantuar vazhdimësinë e vjedhjes së parave publike.

Deputeti akuzoi Policinë e Shtetit se merret me çështje dytësore si monopatinat, ndërkohë që krimi ka kapluar vendin. Ai përmendi rastin e grupit të "Xhabaftëve", për të cilët deklaroi se SPAK "lau duart" duke mos i konsideruar organizatë kriminale.

Në fjalën e tij u theksua edhe pasoja sociale e këtij sistemi, veçanërisht pastrimi i parave përmes sektorit të ndërtimit, i cili ka çuar në çmime stratosferike të apartamenteve. 

Klevis Balliu:

Përshëndetje të nderuar qytetarë. Kolegët e mi i thanë gjithçka që keni parë ju dhe ju keni ndjekur jo vetëm në media si akuza, por tanimë i keni provuar edhe në kurriz. Ç'të thuash për një sistem drejtësie, i cili krenohet se pas miliona e miliona eurove, tallet me qytetarët duke i thënë se tani nuk duhet më 14 vite për një proces, por janë 14 vite pa 16 ditë dhe këtë na e kanë dhënë përgjigjen vetë KLGJ-ja. Ç'të thuash një sistemi drejtësie i cili abuzon me fuqinë e vet, me pushtetin e vet për të mbështetur qeverinë më të korruptuar në histori. Kemi një rast konkret. Ky sistem drejtësie ka mbajtur për 333 ditë liderin e opozitës me masa arrës shtëpie, sepse deklaronte që është shumë i fuqishëm dhe mund të ndërhyjë në hetime.

Po i njëjti sistem mban sot me masa arrest me burg, presidentin Ilir Meta, sepse thotë që këta mund të ndërhyjnë në sistem se janë të fuqishëm. Po Belinda Balluku, është e fuqishme që të ndërhyjë në hetime? Po Belinda Balluku, mos vallë si zëvendës kryeministre ka më shumë fuqi se opozita? Mos vallë Belinda Balluku si ministre e infrastrukturës ka më shumë fuqi se opozita? Mos vallë Belinda Balluku si ministre e energjitikës, mos ka më shumë fuqi se opozita? Dhe ka një gjë tjetër, opozita sa herë është thirrur, ka ardhur dhe është përballur. Kurse Belinda Balluku e thërrasin dhe i fut një xhiro në Bullgari, apo në Rumani. Pse nuk e merrni ta arrestoni? Pse nuk ka fletë arresti për këtë zonjë që është në hetim për aq shumë afera sa duhen 1.000 seanca parlamentare të merresh vetëm me shoqe Belën. Por e vërteta është që kjo është një sistem drejtësie që është aty për të garantuar vazhdimin e aferave, se me vërtetë, dilni dhe flisni, po kemi arrestuar nga e majta. Keni arrestuar nga e majta, por aferat vazhdojnë. Sterilizimi vazhdon. Laboratori vazhdon. Nuk ka ndaluar asnjë aferë që vjedh paratë e qytetarëve shqiptarë. Ka ndërruar personi. Ja, morët Veliajn, ju erdhi madam Covid-i, Ogerta. Morët Veliajn, zonja që bënte tendera sekret kur shqiptarët po vdisnin, kjo gjeti zgjidhjen të bëjë para me tendera sekret. Çfarë zgjodhëm këtu? Ndërkohë, tani na vjen dhe një kod penal që prokurori i përgjithshëm ka dhënë mendimet e tij. Po një kod penal që ka për qëllim të tmerrojë qytetarët, po parkove makinën dysh, në burg. Po dole pa leje, në burg. Po ktheve kokën, burg. Po sikur të fusim në burg këta që vjedhin dhe jo këta që vidhen? A nuk do ishte më i drejtë ky sistem drejtësie?

Kjo opozitë është opozita që do të ketë një drejtësi të pavarur. Se opozita s'ka fuqi tjetër. Opozitën vetëm një drejtësi e pavarur mund ta mbrojë. Po çfarë mund të themi këtu ne kur kjo është qeveria më e korruptuar në histori që përshëndet këtë drejtësi. Që këtu kuptohet çfarë drejtësie është. Krimi i organizuar, dëgjova këtu shifra të jashtëzakonshme. Kemi bërë këtë, kemi bërë atë. Krimi ndërkohë është në çdo cep të rrugës së Shqipërisë dhe policia merret me patinat. Kemi parandaluar thotë armëmbajtjen. Dy veta u vranë në Manzë para tre ditësh. Kemi rritur sigurinë, po vritet gjyqtari në sallë të gjyqit. Sigurim. Siguria ka ikur në drejtim të paditur. Të vetmit që janë të sigurt këtu jeni ju. Ju jeni të sigurtë me drejtësinë që keni, me drejtësinë që doni, me drejtësinë që financoni. Ne nuk habitemi. Nuk kam çfarë të pres unë kur një sistem drejtësie financohet nga një shoqatë që sot hetohet në Shtetet e Bashkuara si organizatë kriminale, që po të ishte këtu duhet të ishte subjekt pikërisht i SKAP-it.

Pse nuk është në hetim njësoj si në Amerikë shoqata e Open Society si organizatë kriminale. Të njëjtat gjëra bën këtu. Dhunë ka financuar atje, dhunë ka financuar këtu. Kapjen e drejtësisë ka bërë atje, kapjen e drejtësisë ka bërë këtu. Po nuk e duan drejtësinë e pavarur se drejtësia e pavarur do të hiqte trafikantët, do të hiqte kartelet, ato që sjellin kompanitë imobiliare që të blejnë apartamente me çmime stratosferike, që brezi i ri mos ketë mundësi të blejë shtëpi. Dhe është ky sistem që ka krijuar për herë të parë në historinë e Europës brezin pa shtëpi. Një brez i tërë që s'blen dot shtëpi sa të jetë jeta. Dhe është krijuar nga pastrimi i parave që duhet të hetojnë këta, që duhet të merret Ministria e Brendshme, duhet të merret policia, po ku të merret. Kjo është një qeveri dhe një parti që është në këtë sallë prej atyre.

Prej atyre mo, prej troplinjve more jeni këtu, prej Suel Çelës more jeni këtu, prej Xhabave. Prokurori i Përgjithshëm, ju bëj thirrje, shkoni hetoni Xhabatët se SPAku lau duart. Tha nuk janë organizatë kriminale. Ju dukën artistë ata xhabatët. Ju dukën muzikantë. Nuk janë organizatë kriminale thanë xhabatët. Po e keni ju tani si subjekt. Kërcënojnë deputeten. Kërcënojnë deputeten që do të marrin peng fëmijën edhe prokuroria e drejtësia hesht. Edhe policia heshte 5 metra larg. Dhe na i shesin ne xhabatët si artistë pastaj. Artistë janë apo janë organizatë kriminale? Po pse mo, ne i sollëm këta këtu? Jam kurioz, pse është vetëm opozita që i përmend këta trafikantët dhe këta, këto kartelet. Ndërkohë që Ministria e Brendshme na flet për patinat, monopatinat. Ndaluam thotë 10 monopatiana, namin.

Këtu vdesin njerëz përditë. Ndaluam monopatit. Këtu shpërthejnë njerëzit me tritol siç ndodhi te pallati me shigjeta. Pse mo, monopatinat janë problem në Shqipëri? Nuk janë kartelet? Vjen Departamenti i Shtetit Amerikan thotë, po mbyteni nga lekët e drogës. Po ngrihen kulla dhe ai ka 35.000 euro buxhet. Kulla vetëm taksa i do 6 milionë euro. Si ja japin me 35.000 euro? Ku e gjeni këtë ekonomi? Prandaj, në qoftë se ka ndonjë nga ju, se unë nuk presupozoj që janë të gjithë njësoj, por minimalisht për sigurinë e jetës dhe për përballjen me krimin e organizuar, edhe kolegëve tuaj duhet t'ia thoni. Se njësoj siç ja kanë bërë, se kjo është një parti që nuk ndryshon. Njësoj siç ja kanë bërë Beqirit, po ja bëjnë dhe Belindës. Po ashtu do t'jua bëjnë të gjithëve ju. Se kjo është parti që ha dhe të vetët dhe i ka parësor për të justifikuar krime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco