Sistemi i prokurorisë vuan nga një ‘defekt’ strukturor që e ka bërë atë më kompleks dhe më pak funksional, duke çuar në një dyfishim të çështjeve të mbartura. Ky ishte alarmi i ngritur nga Arian Doja, i cili bëri një pasqyrë të detajuar të sfidave me të cilat përballet organi i akuzës pas reformës në drejtësi, në seancën e sotme në Parlament, prokurorit të përgjithshëm Olsian Çela.
Sipas Çel⌂s, problemi kryesor qëndron te mungesa e vertikalitetit në sistem. Kjo, sipas tij, e bën më të vështirë funksionimin e institucionit si një i tërë dhe vë në dyshim kohëzionin institucional. Ai theksoi se ka ngritur vazhdimisht nevojën për ndryshime ligjore që do të krijonin instrumente realë për Prokurorin e Përgjithshëm me qëllim rritjen e efikasitetit të punës.
Kjo situatë, e kombinuar me vështirësitë e shkaktuara nga procesi i vetingut, ka ndikuar drejtpërdrejt në performancën e prokurorisë. Një tregues konkret i kësaj situate është fakti se numri i çështjeve të mbartura është dyfishuar.
Një tjetër pyetje e adresuar nga Ndoja tek prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, ishte mbikëqyrja e zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme të lëshuara nga Prokurori i Përgjithshëm. Ndonëse udhëzime janë lëshuar për tema të rëndësishme si trafikimi i qenieve njerëzore apo krimet elektorale në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, Çela pranoi se sistemi aktual nuk siguron një efikasitet të plotë mbikëqyrës. Mungojnë instrumentet për të mbledhur të dhëna konkrete dhe për të vlerësuar cilësinë e hetimeve në raport me zbatimin e këtyre udhëzimeve, çka pengon ndërmarrjen e masave konkrete për përmirësim.
Në lidhje me kushtet e punës, krahas përmirësimit të trajtimit financiar, u evidentua një shqetësim i madh për infrastrukturën. U pranua se ka një vonesë të konsiderueshme në ndërtimin e godinave të reja, me afatin e përfundimit të tyre që shtyhet deri në vitin 2030. Situata paraqitet veçanërisht problematike në Tiranë, një çështje për të cilën Ndoja tha se e ka ngritur si shqetësim prej vitesh.
Olsian Çela: Atëherë, sa udhëzime me natyrë të përgjithshme i ka nxjerrë prokurori i përgjithshëm dhe çfarë temash përfshijnë ato? A e keni verifikuar ju masën e zbatimit të tyre si dhe dhe si rezulton ajo? Janë disa udhëzime që kanë dalë gjatë vitit 2024, i keni të parashtruara në në raport, duhet të jenë, të paktën gjashtë, mos gaboj, lidhen me disa aspekte, lidhen me masat e sigurimit, lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, lidhen me çështjet që kanë të bëjnë me me rekomandimet e Këshillit të Ministrave, me rezolutën e të tjera. Tani, këtu është një nga çështjet kyç që ka të bëjë me dhe me pyetjet se si ju vijoni pastaj ëh, pyetjet tuaja, që ka të bëjë me rolin e prokurorit të përgjithshëm, edhe sa i përket mbikqyrjes së zbatimit të udhëzimeve të përgjithshme.
Përgjithësisht, mënyra si ne operojmë ka të bëjë, është përmes marrjes së informacioneve në lidhje me udhëzimet e përgjithshme, duke tentuar për të parë se sa rigoroz kanë qenë prokuroritë në ndjekjen e tyre, për aq sa është e mundur të bëhet ky verifikim. Pasi duhet të pranojmë që fuqia le të themi rregullatore që ato kanë mbi sistemin mbetet relativisht e kufizuar, pasi rregullojnë përgjithësisht çështjet e natyrës administrative në funksion të përmirësimit të cilësisë së hetimit, pra rritjes së efektivitetit dhe efiçencës, qoftë në hetim, qoftë dhe në ndjekjen penale.
Pra, duke ja shtruar në këtë aspekt, duke qenë se dhe shpesh fokusi në fakt nuk është më shumë te masat administrative, por se si këto kanë reflektuar në përmirësimin e cilësisë së punës, këtu futen në lojë elementë të tjerë që janë ato që kanë të bëjnë me kontrollin gjyqësor mbi cilësinë e hetimit, pra plotshmërinë e tyre, saktësinë e akuzave, kanë të bëjnë apo me nevojën për le të themi rastet e pafajësive e të tjera e të tjera. Kemi të bëjmë këtu me çështjet e zvarritjeve që apo shkeljeve të tjera disiplinore që janë objekt i punës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe i masave që merren në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Pra, ndërthuren disa elementë që, disa faktorë, disa institucione, të cilat të gjitha duhet të bëjnë të mundur për të siguruar maksimalisht funksionimin real të këtyre udhëzimeve të përgjithshme. Dhe këtu mendoj që ka një nga, le të themi, këtu kemi një çedim ose kemi një nga të metat që ka sistemi i sotëm i organizimit të punës në në prokurori. Pasi kjo nuk siguron një efikasitet të plotë të mbikqyrjes mbi mënyrën e realizimit të këtyre udhëzimeve dhe kjo patjetër sjell më pas një mungesën e ndërmarrjes së masave konkrete në drejtim të rritjes së cilësisë, në mënyrë që t'i përgjigjet shpejt nevojave të kohës. Pra, le të marrë vetëm një aspekt këtu, në qoftë se do të kthehemi, vlerësimi i punës së prokurorëve, duke pasur parasysh cilësinë e hetimeve të tyre, është një fakt që ndodh mbas disa vitesh, ndërkohë që mungon e dhëna konkrete, mungon instrumenti për t'i marrë këto të dhëna për të parë cilësinë e hetimit në raport dhe me zbatimin e udhëzimeve të prokurorit të përgjithshëm.
Ndaj mund të themi që në global, formalisht mund të ketë, nuk ka probleme serioze, por problemet janë të natyrës cilësore sa i përket hetimit. Përsa i përket pyetjes së, a keni nxjerrë ju ndonjë udhëzim të përgjithshëm sa i takon krimeve elektorale, meqënëse përpara ishin zgjedhjet e 2025-ës, nëse po keni verifikuar masën e zbatimit të tij dhe çfarë rezulton. Tani jemi sërish prapë në lidhje me 2025, unë pak a shumë i përgjigja pyetjes së masave tona që janë marrë. Deri më sot, të dhënat janë të natyrës statistikore, duket që janë marrë masa nga prokuroritë për të vijuar hetimet. Përsa i përket cilësisë së tyre mbetet, vlerësohet nga ana e, nga vendimet gjyqësore për të kuptuar se cila ka qenë realisht cilësia e hetimeve të prokurorëve.
Duke, pyetja e tretë, në vlerësimin tuaj, zbehja e rolit të prokurorit të përgjithshëm duke shtuar pavarësinë e prokurorit të një çështje, apo duke e bërë atë zot vetëm të asaj çështjeje, a ka rritur apo dobësuar efektivitetin e prokurorisë në luftën kundër kriminalitetit? Ju keni qenë prokuror në të dyja këto sisteme, para dhe pas 2016-ës, mendoni që sistemi është bërë më i mirë apo më i dobët në këndvështrimin tuaj institucional?
Atëherë, sa i përket çështjeve që lidhen me rolin e prokurorit të përgjithshëm në sistemin e ri, unë mund të them që sot mekanizmi i prokurorisë është bërë shumë më kompleks sesa ka qenë, për shkak sepse i mungon vertikaliteti, çka krijon, le të themi, edhe e bën më të vështirë në një farë mënyre, funksionimin si një i tërë, pra kohezionin institucional që i duhet prokurorisë, po themi, vihet në, vihet në dyshim. Ndaj, nga shqetësimet që unë kam ngritur vazhdimisht në raportimet që kam bërë në Komisionin e Ligjeve apo dhe në Parlament, ka qenë nevoja për ndryshime në ligjin për prokurorinë, por edhe më tej, në mënyrë që të krijojmë instrumentat realë të cilat mund të përdoren nga prokurori i përgjithshëm për të rritur efikasitetin e punës së së prokurorisë.
Tani e kombinuar kjo edhe me vështirësitë që ka pasur prokuroria përgjatë sistemit të, gjatë procesit të vetingut, kuptohet që të gjitha këto kanë ndikuar në performancën e punës së prokurorisë. Fakt që sot është që ne kemi një dyfishim të çështjeve të mbartura, tregon që ka probleme puna e prokurorisë. Por ndërkohë, mund të themi që ajo që është bërë pozitive ka qenë dhënia e prioriteteve, pra, dhënia e prioriteteve të caktuara në drejtime që kanë qenë, le të themi, të rëndësishme qoftë për vendin, apo që kanë qenë dhe realitetet që ka ardhur nga ato çfarë ka ndodhur në në në terren. në qoftë se do shikojmë të dhënat për çështjet e dërguara për gjykim dhe numrin e personave të dënuar, përgjithësisht shifrat, po themi, nuk kanë qenë të luhatshme, pra, duket që prokuroritë në një farë mënyre janë përpjekur që me gjithë, le të themi, vështirësitë shumë të mëdha të krijuara, të paktën të të performojnë sa më mirë atje ku dhe urgjenca ka qenë më e madhe dhe këtë mund të them deri tani.
Përsa i përket pyetjes suaj, si i vlerësoni kushtet e punës së prokurorëve pas reformës në drejtësi, përveç rritjes së pagës që ka ndodhur dhe me zyrtarë të tjerë publikë, a ka kontribuar qeveria në përmirësimin e kushteve të punës së magjistratëve? Godina të reja, siguria e magjistratëve, shtimi i stafeve ndihmëse e të tjera. A ka ankesa nga prokurorët në këtë drejtim?
Tani, këtu janë dy elementë. Së pari, disa lidhen me ato që ishin dhe standartet, garancitë që kanë të bëjnë me statusin e prokurorit dhe të gjyqtarit. Ka një rritje, të gjithë e dimë, të trajtimit financiar, përmirësimit të trajtimit financiar të magjistratëve. Përsa i përket godinave të reja, unë ju dhashë një përgjigje. Jemi në fazën e, le të themi, të realizimit të një pjese të tyre ose të projektimit më mirë po të themi, sepse pritet që 2030 të jetë viti ku do përfundojnë ato. Ka një vonesë. Ne u bë prej disa vitesh që unë e ngre si shqetësim që situata me godinat nuk është aspak e mirë dhe sidomos në Tiranë. Ka të paktën dy vite që jam...
© SYRI.net