Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka marrë pjesë në qytetin simbol të demokracisë, në Kavajë, për të festuar 100 vjetorin e një ndër ekipeve të futbollit me trashëgiminë më të vyer në Shqipëri.
‘Besa e Kavajës ka qenë gjithmonë më shumë se një klub futbolli, ka qenë krenaria dhe identiteti i një qyteti, edhe në kohërat më të errëta. Kujtoj këtu se më 25/26 mars 1990 pikërisht në stadiumin e Besës u formësuan demonstratat e para antikomuniste, të shndërruara në revolta të vërteta të shpirtrave të lirë’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë:
I nderuar të isha pjesmarrës në qytetin simbol të demokracisë në Kavajë, për të festuar 100 vjetorin e një ndër ekipeve të futbollit me trashëgiminë më të vyer në Shqipëri.
Besa e Kavajës ka qenë gjithmonë më shumë se një klub futbolli, ka qenë krenaria dhe identiteti i një qyteti, edhe në kohërat më të errëta.
Kujtoj këtu se më 25/26 mars 1990 pikërisht në stadiumin e Besës u formësuan demonstratat e para antikomuniste, të shndërruara në revolta të vërteta të shpirtrave të lirë.
Kjo trashëgimi qytetase në ditët e sotme gjen mishërimin më të mirë tek kryebashkiaku Fisnik Qosja, i cili me bashkëpunimin e plotë të Federatës Shqiptarë të Futbollit dhe kreut të saj Armand Duka, do i kthejë qytetit stadiumin, që aq shumë e meriton.
Urime ekipit të Kavajës dhe mirënjohje për një qytet të lirë, demokrat, qëndrestar që i ka treguar dhe vazhdon t’i tregojë vlerat e veta!
© SYRI.net