Në një intervistë të dhënë në edicionin e mesditës në Syri TV, gazetari Fatjon Gjinaj ka komentuar zhvillimet e fundit ligjore që lidhen me emrin e ministres Belinda Balluku. Ai ka shpjeguar se me komunikimin e saj dhe shoqërimin e avokatit, Balluku është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale në Prokurorinë e Posaçme.
Gjinaj ka theksuar se regjistrimi i emrit të saj në këtë regjistër nuk nënkupton automatikisht se Balluku është e pandehur për veprat penale, por përbën hap formal në procesin hetimor.
Sipas tij, një person nën hetim është dikush për të cilin ekzistojnë dyshime të bazuara për kryerjen e një vepre penale, dhe përderisa emri i saj është regjistruar, procedurat e mëtejshme mund të përfshijnë edhe përcaktimin e masave të sigurisë.
Fatjon Gjinaj ka shtuar gjithashtu se në praktikën e Prokurorisë së Posaçme, për personat në detyra të larta shtetërore, masat si arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje apo ndalim jashtë vendit mund të merren edhe pa miratimin e Kuvendit të Shqipërisë, nëse nuk është kërkuar ende.
Ai ka komentuar edhe kallëzimet e kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, duke sqaruar se ky i fundit është palë në proces dhe ka dhënë informacion mbi veprimet e mundshme që lidhen me hetimin e deputetes Balluku, duke paralajmëruar edhe për masa sigurie në favor të saj.

Fatjon Gjinaj:
"Me komunikimin e saj edhe shoqërimin me avokat, emri i Belinda Ballukut është regjistruar në regjistrin e procedimeve penale në Prokurorinë e Posaçme.
Nëse Balluku paraqitet ditën e hënë siç është njoftuar të paraqitet, për shkaqe të pamundësisë për paraqitjen e saj, ajo ka mundësi të vijë vetëm me arsye objektive dhe organi hetimor duhet të vihet në dijeni, ku duhet të marrë aprovimin e saj për të zgjedhur një datë tjetër.
Jo, nuk nënkupton se zonja Balluku e shoqëruar nga avokati do i komunikohet statusi i personit nën hetim.
A do merret e pandehur Balluku për veprat penale që dyshon SPAK-u, ose jo? Kjo është një çështje që shumë pak e ndan perceptimin ligjor mes personit nën hetim dhe atij nën akuzë.
Nëse është person nën hetim, është një njeri i cili dyshohet për kryerjen e një vepre penale të caktuar, dhe përderisa emri i saj regjistrohet në regjistrin e veprave penale, rrjedhimisht është nën akuzë.
Praktika ka treguar se në disa raste Prokuroria e Posaçme dhe personat që janë të zgjedhur apo në detyra të larta shtetërore, ku duhet kërkuar aprovimi i Kuvendit të Shqipërisë, masat si arrest shtëpie, detyrim paraqitjeje apo ndalim jashtë vendit mund të bëhen pa iu drejtuar Kuvendit.
Në dijeninë time nuk ka asnjë kërkesë nga këto drejtuar Kuvendit ende, por duhet të ndalemi te një denoncim shumë i fortë që është bërë nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, një njeri i zakonshëm që nuk ka informacion të plotë, është palë në proces duke qenë se përfaqëson një nga personat që ka bërë më shumë kallëzime ndaj Ballukut duke iu drejtuar organit të procedurës penale për ta hetuar atë.
LEXO EDHE: Belinda Balluku merret e pandehur? Gazment Bardhi 5 pyetje drejtuar SPAK
Kjo do të thotë se Bardhi është personi që ka këto informacione, ku ka paralajmëruar se ka pasur tentativa dhe veprime nga organi i procedurës penale edhe për masa sigurie për Ballukun, por që për shkak të ndërhyrjeve dhe interesimit të drejtpërdrejtë të kryeministrit, situata ka marrë një tjetër rrjedhë.
Flet e drejtë Prokurori Dritan Prenci, që ka një sërë subjektesh që përfshijnë sektorin e Ballukut, dhe hetimi i saj vjen në kuadër të procedimit penal të ndërr, procedim ky që ka nisur me Ervis Berberin".
© SYRI.net