Edhe pse nuk kanë pasur mundësi të marrin pjesë fizikisht në protestën mbarëpopullore të zhvilluar në Tiranë, një grup qytetarësh të moshuar nga "kryeqyteti i socialistëve" Fier, kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit dhe kërkesat e ngritura prej tyre.
Sipas tyre, protesta ështe e drejtë dhe zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse. Të moshuarit shprehen se vështirësitë ekonomike dhe problemet e përditshme kanë bërë që pakënaqësia qytetare të rritet, ndërsa kërkojnë më shumë vëmendje ndaj nevojave të popullit.
“Qeveria duhet të dëgjojë hallet e qytetarëve dhe të marrë përgjegjësitë që i takojnë. Rama të largohet”, shprehen disa prej tyre, duke shtuar se ndryshimi mund të vijë vetëm përmes reagimit qytetar.
Protestuesit nga ana tjetër kanë bërë të ditura kërkesat e tyre, duke kërkuar zgjidhje konkrete për problematikat që kanë ngritur, kushtini pa negociushëm, Rama të largohet.
© SYRI.net