'Urdhri i Ramës çoi drejtorin në burg', Haxhimali: Rama i trajton kryetarët e bashkive si limona

10:51, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i pushtetit vendor, Agron Haxhimali, ka kritikuar ashpër stilin e komunikimit dhe menaxhimit të Kryeministrit Edi Rama në raport me krerët e bashkive, duke e cilësuar atë si një dhunim të demokracisë lokale.

I ftuar në studion e 'Kafe Shqeto' Haxhimali tha se Kryeministri i trajtoi kryetarët e zgjedhur me votën e qytetarëve si të ishin pjesë e stafit të tij personal, duke i mbledhur dhe qortuar publikisht në një formë komunikimi tërësisht të njëanshme.

'Kanë vdekur burrat, kanë vdekur liderat. Është mohuar vota e atyre qytetarëve. I mbledh si CEO edhe i trajton si staf muaj për muaj, kjo nuk më pëlqen fare. Jo të t'i bësh limon e t'i turpërosh. I zhvlerëson totalisht autoritetin ' deklaroi ai, duke shprehur keqardhje për skenat ku të zgjedhurit lokalë turpërohen dhe autoriteti i tyre zhvlerësohet totalisht.

 Haxhimali argumenton se një sjellje e tillë dëmton rëndë institucionet dhe krijon një mjedis ku funksionarët nuk veprojnë më sipas ligjit, por sipas vullnetit të një individi.

Duke uj ndalur tek problematika e 'Paketës së Maleve', Haxhimali thotë se thembra e Akilit është çështja e pazgjidhur e pronësisë. Ai shpjegon se nxitimi i qeverisë për të marrë hartat nga bashkitë anashkalon një kaos të tërë ligjor. 

 Kryetarët e bashkive nuk është se janë pengues të këtyre proceseve. Por s'kanë ç'i japin, se e thanë ato, ore nuk ka përputhshmëri, se diku bie me 7501-shin, diku bie me 20/20, diku me një vendim prone të kthyer me gjykatën. Pra, ka një mospërputhje midis asaj hartës që ai ju kërkon, dhe çfarë prone, si është e regjistruar kjo pronë në kadastrën e shtetit. Kush merr guximin? Ato kanë bërë një gjë shumë të mirë dje. Fakti që janë stepur për ta shtyrë këtë proces, tregon që atje ka diçka reale, se ato 61 kryetarët. Dhe që rreziku ndaj pronave është real.

Kryetarja e bashkisë Lushnjë për një kontratë qiraje për një pronë, ajo sot është në SPAK. Unë një mesazh kam për kryetarët. Zbatoni ligjin, zbatoni rregullat e qarta, mos zbatoni urdhërat e paqarta që jep kryeministri. Nuk funksionon ky shtet më më kështu.  Ju kujtoj vetëm një rast në vitet e para të qeverisjes Rama shkoi në Berat. Aty një zonjë u ankua nga ALUIZNI se nuk po i bënte letrat. Po. Edhe ky i tha, dëgjo i tha drejtorit, unë s'do iki sot tha, këtu, nesër në mëngjes kjo zonja do të ketë letrat e ALUIZNI-t. Zonja i mori letrat e ALUIZNI-t, po drejtori shkoi në burg.

Ky kombinim i një kuadri ligjor të paqartë dhe nxitimit politik po krijon një terren të rrezikshëm për abuzime dhe konflikte sociale të pashmangshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco