OSBE ka bërë një radiografi të zgjedhjeve që konstatoi se nuk u përmbushën standardet demokratike të përcaktuara në Kartën e Kopenhagenit. Për analistin Genc Burimi kjo do të thotë se Shqipëria është edhe një hap më larg drejt integrimit në BE.
“Në librin e shenjtë të negociatave thuhet se asnjë kapitull nuk mund të mbyllet po s’ u mbyllën themeloret. Dhe kapitujt e themeloreve nuk mund të mbyllen sepse zgjedhjet janë shkatërruar dhe e vetmja mënyrë për ti kthyer legjitimitetin është ribërja e zgjedhjeve. Nuk shoh tjetër mënyrë. Në Shqipëri nuk ka zgjedhje të rregullta dhe asnjë Parlament Europian nuk mund të japë dritën jeshile mbylljes së negociatave me Shqipërinë. Duhet të fiksohet një datë e ardhshme e zgjedhjeve të përgjithshme që të ribëhen. S’mund të presë Shqipëria 4 vjet kështu. Duhet ti pastrohet imazhi Shqipërisë duke u bërë zgjedhje të ndershme” tha ai në një lidhje direkte në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.
Sipas tij, opozita nuk duhet t'ia kërkojë zgjedhjet e reja Edi Ramës, por Komisionit Europian, duke i vënë përpara përgjegjësisë. Duke qenë se komisionerja për zgjerimin paguhet nga taksapaguesit europianë për të çuar përpara këtë proces, opozita mund të kushtëzojë mbështetjen e saj për integrimin me garantimin e zgjedhjeve të lira, duke e detyruar Brukselin të veprojë.
“Në bazë të këtij raporti nuk ka tjetër zgjidhje vec atyre të parakohshme. Por Rama nuk i do zgjedhjet. Ti nuk ja kërkon Ramës ose këto zgjedhje ti ja kërkon asaj zonjës Kos. Zonja Kos sot, si zonja Von der Leyen, paguhen për zgjerimin.
Eshtë komisioni që detyron Ramën të hyjë në zgjedhje të parakohshme”
© SYRI.net