Paketa e Maleve/ ‘Duhet të jemi alert’, Spahia: Banorët s’kanë besim te Rama, rrezikohet një konflikt i madh social!

10:01, 24/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësi demokrat, Bardh Spahia shprehet se ‘Paketa e Maleve’, një iniciativë e ndërmarrë nga qeveria shqiptare, mund të përbëjë një kërcënim serioz për banorët, për shkak të abuzimit me pronën, duke rrezikuar madje dhe konflikte sociale.

I ftuar në emisinin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv , Spahia tha se lidhur me këtë iniciativë, ka një mosbesim nga banorët për kryeminsitrin Rama dhe qeverinë e tij, pas shembjeve në pikune  sezonit turistik të banesave në Theth.

Sipas deputetit të PD, ‘Paketa e Maleve’ kërkon një vigjilencë të madhe e të shtuar, pasi mund t’i hapet rruga abuzimit, pasi rrezikon që prona shtetërore t’u jepet njerëzve që nuk kanë lidhje me zonën.

Spahia theksoi gjithahstu, se nga studimi i kësaj inciatiove, ka një sërë pikash dyshuese, të cilat nuk përcaktojnë detyrat dhe ndarjet e kompetencave mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

Ka një lloj mosbesismi nga banorët te Rama e qeveria. Ka një arsye perse. Jemi koshinet që këto nisma, ngjasojnë me takimet elektorale të para një viti, që Rama te banorët e zonave malore bënte thirrje pë rinvestime, për t’u kthyer në Shqipëri për të investuar, ndërkohë që një vit pas i dhunoi në pronat e shtëpitë e tyre të trashëguara brez pas brezi, dhe rezultati është ai që shohim sot në Theh, shkatërrim total në mes të sezonit. Paketa e maleve, iniciativë që ka hije dyshimi, velo mungese që mbulon e s’lejon transparencë e marrje informacioni për këtë iniciativë.

Nga ajo që kemi studiuar ka një sërë pikash që të bën të dyshosh për inciativën. S’ka të ndara detyrat e kompetenacat e pushtetit lokal me qendror. Hapësirë për abuzime të mëdha për aplikimin e kësaj inciniative, të bën të jesh alert për përplasje të rëndësishme mes banorëve dhe banorë-investitorë. Propabiliteti që të ketë përplasje është shumë i madh, referuar inciativës, duhet të jemi alert.

Ka një mungesë hartash dhe ndarjes së pronave, në përgjithësi banorët i kanë të qarta pronat e tyre. Se ku do të ndahen kufijtë e pronës private dhe shtetërore, ka për të qenë një monent për abuzime dhe konflikte sociale e përplasje. Kërkon vëmendje të shtuar e alert, se mund t’i hapet rruga abuzimeve, pronat shtetërore mund t’u jepen njërëzve që s’kanë lidhje me zonën.

Duke njohur zonën malore të Shkodrës, më shumë se kërkesa për përdorim të terreneve shtetorore kanë nevojë për zhvillim të pronave të tyre. S’flitet në këtë paketë, vëmendje e duhur për përimirësimin e infrastrukturës, përpara të sigurohej infrastrukuta e duhur, por s’po shohim asgjë.Propaganda për zgjerim të rrugës së Dukagjinit, po shkërmoqet nga masivet shkëmborë. Është një paketë që s’ka transparencë, lë vend për abuzim të madh me pronën, duke çuar edhe në konflikte sociale të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco