Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi deklaron se ka informacion se një pajisje ka arritur të përgjojë tas-forcën e formuar nga SPAK për zgjedhjet.
Korreshin në komisionin e ligjeve, pyeti edhe kreun e SPAK Altin Dumani nëse kishte dijeni për këtë pajisje, por nuk mori një përgjigje të qartë.
Në lidhje më këtë pajisje, Korreshi foli në emisionin “Opionin”, ku tha se pajisja është marrë për të bllokuar Tik-Tok, por më pas përgjoi SMS dhe telefonatat e task-forcës .
Sipas deputetit, pajisja ishte e montuar te AKEP.
Pjesë nga intervista:
Korreshi: Ajo pajisje, është një DPI e cila ka shërbyer fillimisht për të mbyllur TikTok-un, por informacionet që unë kam ajo ka shërbyer për të përgjuar Task Forcë-n e ngritur nga SPAK për periudhën zgjedhore mars-prill-maj.
Fevziu: Kush e operonte pajisjen?
Korreshi: Ajo pajisje ishte vendosur pranë AKEP-it.
Fevziu: Pra ju po thoni që ka qenë punonjësit e AKEP-it që kanë operuar këtë pajisje dhe kanë përgjuar Task-Forcën e SPAK-ut?
Korreshi: Tamam-taman këtë nuk di ta them. Por, ju e dini se çfarë është bërë me serverat e tatimeve. Siç hyhet tek tatimet njerëz të paautorizuar, mund të ketë edhe te AKEP-i. Me sa më informuar çdo telefon, celular, apo kompjuter që punonte me rrjetin shqiptar, ëi-fi apo ndonjë kompani telefonike, mund të arrinte që të përgjohej gjithçka me këtë pajisje.
Fevziu: Çdo gjë do të thotë vetëm përmbajtja apo edhe identifikimi?
Korreshi: Unë nuk jam ekspert teknike, nuk jam i fushës. Sa i përket mesazheve të shkruara të shkruara në kohë reale, kurse videocall dhe telefonatat kishin një procedurë më të gjatë, por që edhe ato përgjoheshin. Pyetja ime e dytë që u bë ishte a ishin ndjerë të kërcënuar prokurorët e SPAK?! SPAK ka pasur informatorë brenda grupeve kriminale që merreshin me zgjedhjet, janë zbuluar ata që jepnin informacion, pasi përgjoheshin. Për mua është një nga gjërat më të rënda, sepse janë sabotuar të gjitha operacionet e SPAK.
© SYRI.net