VIDEO/ Abilekaj: Patronazhistët e Ramës, shqetësim masiv në raportin e OSBE-ODIHR për 11 majin

21:52, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit, duke u ndalur veçanërisht te një prej skandaleve më të rënda: patronazhistët e Ramës.

Sipas Abilekajt, patronazhistët janë evidentuar si një shqetësim masiv në raport, duke akuzuar Ramën se i ka përdorur për të bërë presion mbi njerëzit që të deformojnë votën e tyre në favor të qeverisë.

‘Sistemi i patronazhimit, premtimi i vendeve të punës, është një shqetësim masiv. Është një presion dhe një premtim. E ka raporti, këtë e thotë.

Çdo shqiptar nëpërmjet sistemit të patronazhimit është kërcënuar ose joshur për votë.

Një pjesë e tyre që nxorrën 50 deputetë, nuk e hëngrën kërcënimin, nuk u joshën për votën.

Pjesa tjetër, njerëz janë ata. 12 vjet pa punë janë ata. Si mendon ti, tu shkojnë dhe tu thonë; shkopin apo karrotën, çfarë do të bëjë ai.

Subjekt vulnerabël është ai, shtresat vulnerable thoshte raporti.

Raporti në këtë pikë ishte sikur të ishte një nga ne, që e shikon çdo ditë se çfarë po ndodh këtu. Njerëzit vulnerabël thoshte, të cilët u peshkuan nga patronazhistët dhe kjo ndodhi.

Këta e deformojnë votën, edhe ne themi pastaj nuk e vodhi votën në kuti, por nuk ka nevojë ta vjedhë në kuti.’

Abilekaj thekson se sistemi i patronazhimit ka përdorur presionin dhe joshjen si mjet për të manipuluar votën e qytetarëve, duke vënë në pah sidomos situatën e shtresave më të cenueshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco