Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 11 majit 2025, ku thekson se vërteton denoncimet e opozitës, për farsën elektorale.
‘Raporti i OSBE-ODIHR vërteton qëndrimin tonë se Partia e Krimit ka kapur shtetin shqiptar, duke e trajtuar si derivat të vetin. Blerja e votës është krim dhe jo epërsi politike ndaj opozitës. Në Shqipëri ti voton, patronazhisti numëron. Rama vetë nuk garon. Krimi garon për të, me siglën e PS-së’, shkruan Noka në Facebook.
Postimi i plotë:
Raporti i #OSBE-#ODIHR vërteton qëndrimin tonë se Partia e Krimit ka kapur shtetin #shqiptar, duke e trajtuar si derivat të vetin. Blerja e votës është krim dhe jo epërsi politike ndaj opozitës.
Në #Shqipëri ti voton, patronazhisti numëron.
#Rama vetë nuk garon. Krimi garon për të, me siglën e PS-së.
Kush mendon se #PD ka përballë një parti politike, e ka gabim. Përballë kemi Lidhjen për Narkoshtetin, ku krimi dhe #qeveria përlyen e shqyen për më shumë pushtet mbi paranë e pistë.
Me paranë e pistë blejnë rezultate, mandate, analistë, influencera dhe pseudo opozitarë.
Blejnë kohë politike dhe dekrete. Me paranë e pistë disave u vjen goja, të tjerëve u ikën. Paraja e pistë është kartëmonedha e narkoshtetit.
Krimi blen vota dhe influencë mediatike.
Blen heshtjen e drejtësisë dhe të ndërkombëtarëve të korruptuar e tradhtarë të shtetit të tyre si Charles McGonigal.
Marrëdhënia e hershme që Rama ka me krimin është lajtmotivi i jetëgjatësisë së tij në #politikë, madje arsyeja e vendosjes së tij në krye të PS-së.
Rekrutimi i kontigjentëve kriminalë në #PS ishte ideja e tij. Bashkëqeverisja me krimin është arsyeja përse #Rama qeveris.
Nëpërmjet të tretëve kontrollon çdo sektor të ekonomisë, duke vrarë konkurrencën e ndershme dhe u bërë shkak për mungesën e investimeve të huaja në vend dhe largimet masive nga #Shqipëria.
Ramës i duhet vetëm administrata dhe familjarët.
© SYRI.net