ODIHR rrëzon 11 majin/ Koka: ‘Kryeministri i zgjedhjeve’, hipokrit, bën sikur është hera e parë që ka marrë detyrën

18:33, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka, ka folur për raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, duke i certifikuar ato si farsë zgjedhore.

I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, Koka u ndal te reagimi i kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i cili pretendoi se ka marrë vlerësime nga ky raport për punën e këtij institucioni, duke e quajtur hipokrizi.

‘Kryeministri i zgjedhjeve, na thotë që kishte ca problem. Në 2025-ën një njeri që i ka administruar zgjedhjet që nga 2005, nuk mund të bëjë sikur është hera e parë që i ka menaxhuar zgjedhjet’, u shpreh Koka.

Koka: Ky që ka reaguar është Kryeministri i Zgjedhjeve! Pra ‘kryeministri i zgjedhjeve’ na thotë që ka pasur ca probleme por ata thanë që unë kam punuar. Po procesi i votimeve nga jashtë ishte totalisht i kompromentuar dhe risolli komunizmin në rezultat, në administrim dhe dështim. Do paguajmë nga 20 e ca milionë euro te DHL-ja ndërkohë që DHL nuk u përfshi fare në këtë process si nënkontraktor, duke i konsideruar zarfat e votave as si ‘letra nga fronti’.

Kryeministri i zgjedhjeve, na thotë që kishte ca problem. Në 2025-ën një njeri që i ka administruar zgjedhjet që nga 2005, nuk mund të bëjë sikur është hera e parë që i ka menaxhuar zgjedhjet.

QV-të kanë qënë kryesisht nëpër shkolla dhe e dini se çfarë ka ndodhur disa ditë pasi njerëzit janë kthyer nëpër shkolla, kanë parë që kamerat nuk punonin pasi ishin mbyllur me ngjitës.

Këto kamerat janë prova për atë që ka ndodhur në ambjentet ku janë zhvilluar votime.

Këto gjëra duhet t’i kishte administruar ky që ka që në 2003-shin dhe flet sikur sapo e ka marrë këtë detyrë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco