Thomas Kunze: Procesi i integrimit në BE nisi me Berishën! KAS dhe Gjermania qëndrojnë krah PD-së

10:56, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike  në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer (KAS), organizoi programin e Trajnimit për Deputetët e Rinj të Partisë Demokratike

Në trajnim marri pjesë Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha ku do të mbajë fjalën e tij përshëndetëse.

Thomas Kunze, shef i zyrës së KAS në Tiranë ka mbajtur një fjalë të shkurtër.

Kunze: Fillimisht dua ti uroj deputetët  e rinj që sapo janë zgjedhur në Kuvend. Fondacioni Konrad Adenauer por edhe Gjermania e përcjellin rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian prej shumë vitesh dhe e mbështesin atë.

Procesi për integrimin e Shqipërisë në BE ka filluar në kohën kur zoti Berisha ka qenë Kryeministër. Prandaj edhe partia juaj është shumë e lidhur ngushtë me këtë proces.  Ne si fondacion e kemi mbështetur me zemër procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe kontributin e PD dhe të deputetëve të PD gjatë gjithë procesit.

Këtu shikoj disa nga miqtë e mi,  psh. Tomorr Alizoti i cili bën një punë shumë të mirë edhe në rrafshin ndërkombëtar për të ja arritur këtij qëllimi. PD është edhe pjesë e familjes popullore evropiane dhe ne mbështesim shumë trajnimin, edhe përmbushjet e kritere që duhet të ketë çdo deputet për të qene i aftë për të kryer detyrën e tij.

Prandaj për çdo gjë që ju do të keni nevojë ne do të jemi këtu, qoftë për deputetët e  rinj por edhe për nevojat që ka partia gjatë këtij procesi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco