ZV. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar në një mesazh të fundit në Facebook lidhur me vendimin e qeverisë për të ulur buxhetin e arsimit dhe shëndetësisë për vitin 2025. Ajo e cilëson këtë vendim si një akt të papërgjegjshëm që dëmton rëndë të ardhmen e brezit të ri dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
LEXO EDHE: Rama heq paratë nga arsimi e shëndetësia dhe ia kalon Diellës e Belindës
Në një moment kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dijen dhe kujdesin shëndetësor, qeveria ka zgjedhur rrugën e kundërt duke reduktuar fondet në sektorë kyç.
Ministria e Arsimit ka pësuar një ulje drastike të buxhetit, duke humbur 851 milionë lekë krahasuar me buxhetin e qershorit dhe rreth 1 miliard lekë më pak sesa parashikimi fillestar për vitin 2025. Kjo përkthehet në rreth 10 milionë euro ose 1.6% më pak fonde për mësuesit, nxënësit dhe studentët.
Xhixho thekson se në vend që të përmirësohen kushtet në shkolla, ku dhjetëra prej tyre nuk kanë ngrohje ndërsa dimri po afron, dhe më shumë se gjysma nuk kanë akses në internet, qeveria vazhdon të shkurtojë fondet për të ardhmen e brezit të ri. Premtimet për laboratorë smart mbeten vetëm fjalë në letër, ndërsa realiteti është i dhimbshëm.
Postimi i plotë:
I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor.
Vetëm për Ministrinë e Arsimit, fondet janë shkurtuar me 851 milionë lekë krahasuar me qershorin, dhe me 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025, rreth 10 milionë euro, ose 1.6% më pak për mësuesit, nxënësit dhe studentët shqiptarë.
Në vend që të përmirësojë kushtet në shkolla, qeveria po i shkurton fondet për të ardhmen e brezit të ri, ndërsa miliarda lekë shkojnë në koncesione për klientët e qeverisë. Qindra shkolla nuk kanë as ngrohje ndërsa dimri po afron; më shumë se gjysma nuk kanë internet, kur qeveria flet për laboratorë smart.
E njëjta situatë tragjike përsëritet në shëndetësi, ku mungesat dramatike në spitale, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, e kanë kthyer dhimbjen e pacientëve në vuajtje pa mbarim. Mungojnë ilaçe bazike për trajtimin e sëmundjeve të rënda, aparaturat janë jashtë funksionit, dhe mjekët e infermierët punojnë në kushte të papranueshme, ndërsa qeveria mbyll sytë dhe ul fondet publike.
Kjo nuk është vetëm paaftësi qeverisëse, është shpërfillje e qytetarëve dhe abuzim monstruoz me paratë e tyre.
Asnjë vend nuk mund të ecë përpara duke shkatërruar themelet e tij: arsimin dhe shëndetësinë!
I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor.
LEXO EDHE: Buxheti 2025, Rama ia çon paratë Diellës, rritet financimi me 60%
Vetëm për Ministrinë e Arsimit, fondet janë shkurtuar me 851 milionë lekë krahasuar me qershorin, dhe me 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025 — rreth 10 milionë euro, ose 1.6% më pak për mësuesit, nxënësit dhe studentët shqiptarë.

© SYRI.net