'Qeveria godet arsimin dhe shëndetësinë', Xhixho denoncon shkurtimet e buxhetit dhe abuzimin me paratë e qytetarëve

'Qeveria godet arsimin dhe shëndetësinë', Xhixho denoncon shkurtimet e buxhetit dhe abuzimin me paratë e qytetarëve

10:24, 23/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në një postim në Facebook, Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, kritikon ashpër vendimin e qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë për vitin 2025.

Ajo thekson se fondet për Ministrinë e Arsimit janë ulur me 851 milionë lekë krahasuar me qershorin dhe me 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar, duke dëmtuar direkt mësuesit, nxënësit dhe studentët shqiptarë.

Për më tepër, situata në sistemin shëndetësor, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, mbetet dramatike, me mungesa të ilaçeve bazë dhe pajisjeve, ndërsa kushtet për mjekët dhe infermierët janë të papranueshme. Xhixho denoncon se ky është një abuzim i qeverisë me paratë e qytetarëve dhe një shkatërrim i themeleve të ardhmes së vendit.

ImageImage
Postimi:

I papërgjegjshëm vendimi i qeverisë për uljen e buxhetit të arsimit dhe shëndetësisë, në një kohë kur vendi ka nevojë jetike për më shumë investime në dije dhe në kujdesin shëndetësor.
Vetëm për Ministrinë e Arsimit, fondet janë shkurtuar me 851 milionë lekë krahasuar me qershorin, dhe me 1 miliard lekë më pak se buxheti fillestar i vitit 2025 — rreth 10 milionë euro, ose 1.6% më pak për mësuesit, nxënësit dhe studentët shqiptarë.
Në vend që të përmirësojë kushtet në shkolla, qeveria po i shkurton fondet për të ardhmen e brezit të ri, ndërsa miliarda lekë shkojnë në koncesione për klientët e qeverisë. Qindra shkolla nuk kanë as ngrohje ndërsa dimri po afron; më shumë se gjysma nuk kanë internet, kur qeveria flet për laboratorë smart.
E njëjta situatë tragjike përsëritet në shëndetësi, ku mungesat dramatike në spitale, veçanërisht në Spitalin Onkologjik, e kanë kthyer dhimbjen e pacientëve në vuajtje pa mbarim. Mungojnë ilaçe bazike për trajtimin e sëmundjeve të rënda, aparaturat janë jashtë funksionit, dhe mjekët e infermierët punojnë në kushte të papranueshme, ndërsa qeveria mbyll sytë dhe ul fondet publike.
Kjo nuk është vetëm paaftësi qeverisëse, është shpërfillje e qytetarëve dhe abuzim monstruoz me paratë e tyre.
Asnjë vend nuk mund të ecë përpara duke shkatërruar themelet e tij: arsimin dhe shëndetësinë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco