Gazetari Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale, ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton në vitin 2017, periudhë kur Ogerta Manastirliu mbante detyrën e Drejtoreshës së QSUT-së, pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë. Sipas dokumenteve të publikuara, një mjeke e Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Aida Dragoshi Decaj, i ka dërguar një email zyrtar Manastirliut, ku denonconte me akuza të rënda dhe kriminale ish-drejtoreshën e shërbimit, Majlinda Buba Ikonomi.
Në letrën e datës 24 janar 2017 mjekja denonconte ish drejtoreshën Majlinda Buba sesi merrte rregullisht gjate këtyre viteve blloqe pa faturë në laboratorin e biopsisë për t'i derguar tek spitali privat ku punonte duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shtetit dhe duke kushtëzuar pacientet kur të bëjnë ekzaminimet.
Letra ngre disa pyetje thelbësore që rëndojnë mbi ish-drejtoreshën e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë: A ndërmorën hetim institucional për akuzat? A u ngrit një grup pune për të verifikuar shkeljet në sektorin e biopsive, një prej shërbimeve më jetike për pacientët me dyshime për kancer?
Heshtja e Manastirliut dhe mungesa e çdo veprimi ndaj këtij denoncimi ngre dyshime serioze për fshehjen e abuzimeve, duke e lidhur këtë rast me dështimin më të gjerë të qeverisë në garantimin e integritetit dhe sigurisë në shëndetësi.
Dt 24.01.2017
Pershendetje Znj.Manastirliu
Jam Aida Decaj Dragoshi mjeke Anatomopatologe prane sherbimit te Onkologjise.
Marr shkak nga shqetesimet dhe nga presionet qe me behen vazhdimisht nga dr.Majlinda Buba te shkruaj kete email dhe ne vazhdim nje dokument te protokolluar.
Qellimi perfundimtar i te gjitha situatave te veshtira qe me krijon ne pune dr.Majlinda Buba eshte qe une te terhiqem nga sherbimi i onkologjise duke e lene te vetme dhe me mundesine per te kryer pa asnje pengese te gjitha veprimet e jashteligjshme qe zhvillon ne institucion shteteror. Majlinda Buba arrin te krijoje te gjitha situatat e pakendshme edhe me mbeshtetjen dhe mbrojtjen e shefit te sherbimit dhe laboranteve qe jane nen varesine e tyre ne laboratoret private.
Gjate dy javeve qe une isha me leje ka dhene urdher te futet ne dhomen ku punoj te gjithe arshiven e blloqeve te pese viteve te fundit. Ajo arshive ka qene e pasiguruar per vite me rralle ne nje nga dhomat e laboranteve.
Ne ate arshive Majlinda Buba ka marre rregullisht gjate ketyre viteve blloqe pa fature per ti derguar tek spitali privat ku punon duke shkaktuar dëm ekonomik ndaj shtetit dhe duke kushtezuar pacientet ku te bejne ekzaminimet.
-Levizja e laborantes Aida Nushi nga onkologjiku u be sepse nuk pranoi te jepte blloqe pa fature dhe ne sherbim sollen Xhuli Shabani laborante prane laboratoreve private. Deri ne veren e 2016 Majlinda Buba ka firmosur ne nje bllok me kerkesen e kryelaborantes rastet qe ka marre per ne laboratorin privat. Qe nga vera e 2016 blloqet merren pa asnje shenim.
Ekzaminimi imunohistokimik nuk ndjek nje procedure te rregullt dhe transparente dhe nuk dokumentohet ne arshive duke bere pacientet te sillen per dite me rralle qe te takojne dr. Majlinda
Buba.
E gjithe arshiva e pergjigjeve te biopsise eshte nxjerre jashte QSUT me urdher te dr.Majlinda Buba per dite me rralle ne shkelje administrative.
Gjate orarit zyrtar te punes zhvillon rregullisht aktivitetin privat ne spitalin Hygea.
Ne sherbim regjistrohen dhe perfundohen biosi pa fature te ardhura nga jashte.
- Pengon vazhdimisht proceset e punes dhe nuk ben asnje perpjekje per te permiresuar proceset e punes dhe mbaruar ne kohe biopsite e pacienteve.
Ju drejtohem ju duke patur besim ne paanshmerine e gjykimit te situates dhe interesit te mbarevajtjes
ne pune.
Ju lutem te ndiqet situata.
Me respekt Aida Dragoshi Decaj

Postimi:
2017!
Ogerta Manastirliu, në datën që thotë emaili, ka qënë Drejtoreshë e QSUT-së. Pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.
Një mjeke e Anatomi Patologjisë Aida Dragoshi Decaj (sot nuk punon më aty) i dërgon një email me akuza shumë të rënda për Majlinda Buba Ikonomi, drejtoreshës së kohës, Ogerta Manastirliut.
Pyetje: A ka ndërmarrë aso kohe Ogerta Manastriliu, apo drejtori pasardhës i Qsut-së, Enkel Joti, hetim për këto akuza të forta që janë bërë ndaj Majlinda Buba Ikonomi?
A është ngritur një grup pune, për të vërtetuar ose jo, këto pretendime të një mjekeje që punonte në atë shërbim?
Në këtë shërbim bëhen biopsitë, aq të rëndësishme për pacientët e dyshuar për kancer.
Deklarimet e kesaj mjekeje janë shumë të rënda dhe kriminale. Prandaj e përsëris, a ka pasur hetime nga drejtoria e QSUT-së, apo Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim?
© SYRI.net