Si një prej organizatorëve dhe njëkohësisht punonjës i kompanisë së xjerrjes së naftës, Dritan Rrapushi, shprehet se nuk do të heqin dorë nga greva e urisë ku janë futur prej 9 ditësh, nëse nuk do të ketë një reagim nga Bankers.
Në një intervistë me emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Rrapushi tha se përgjithësisht gjendja e naftëtarëve paraqit e mirë, duke shtuar se motivi për të cilin qëndrojnë i bën më të fortë për të vazhduar në garantimin e të drejtave të tyre nga ana e kompanisë naftë-nxjerrëse.
Sipas Rrapushit, kompania e nxjerrjes së naftës, dikur lokomotivë e ekonomisë shqiptare, sot është kthyer në barrë për të, duke bërë që pagat e punonjësve të kthehen në një treg fason.
Rrapushi paralajmëroi edhe për përshkallëzim të grevës, deri në një lëvizje në shkallë të gjerë, në rast se nuk ka një reagim nga kompania dhe institucionet shtetërore.
Gjendja e përgjithshme është e mirë, të lodhur, 9 ditë greve urie, kemi motiv të fortë dhe na duhet të vazhdojmë. Hapat që po hedh kompania janë shumë të vogla. Burimet njerëzore deklarojnë shkëputjen e marrëdhënies së punës, për shkak të pamundësisë ekonomike të kompanisë. Është ende larg kërkesave tona që ne bëjmë. Kërkesat tona janë plotësisht e realizueshme.
Mënyra se si trajtohet punonjësit, veç kushteve të punës si industria e naftës, kompania bëri ndarjen se punonjësve të kompanisë, nisën me ulje të pagave në kategori, deri në kërcënime me largime nga puna. S’mund të kthehet në një industri fasone, me rrogat e tregut janë si fasoneri. S’kanë qasje për zhvillim të punonjësve e tregut. Rritja e pagave s’po realizohet nga kompania.
Janë 10 në grevë urie dhe suporti, bojkoti i punës është masiv për të gjithë punonjësit. Ka edhe që janë rikthyer për shkak të presionit nga kompania. Asnjë punonjës s’ia del që të mbyllë muajin. Rrogat janë konfidenciale, del me rroga që s’janë në kushte reale, 800 mijë lekë, nëse zhvishen nga dieta ushqimore.
Është bërë edhe një investim për këtë lloj profesionesh, arsimim specifik për të pasuar këtë lloj profesioni. Edhe mbijetesa është në kushte tejet të vështirë. Do vijojë bojkoti deri në ndërgjegjësimin e kompanisë për punonjësit. Kjo situatë është absurde e s’ka shpjegim logjik.
Punëdhënësi s’do që të dëgjohet fjala e punonjësve, e kjo na motivon për ta mbajtur grevën të fortë. Plani B, përfshirja e institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile që të aktivizohen. Përshkallëzimi i mëtejshëm, për t’u bashkuar në një lëvizje të vetme.
Problemi është se kjo kompani ka qenë industri lokomotive për ekonominë, tani është kthyer në një barrë. Është pasuri kombëtare.
© SYRI.net