Gazetari Flavio Qarri ka ironizuar fushatën elektorale të kandidates së PS për Bashkinë Tiranë, ish-ministren Ogerta Manastirliu në kryeqytet.
‘Më shkatërron plotësisht Ogerta që del nëpër Tiranë sikur sa është kthyer nga emigrimi në perëndim’, shkruan Qarri në Facebook.
Gjithashtu Qarri është ndalur edhe te premtimet e Manastirliut te gjetja e shesheve për të bërë parqe, duke ironizuar se ‘këta kanë pyll orbital’.
Postimi i plotë:
Më shkatërron plotësisht Ogerta që del nëpër Tiranë sikur sa është kthyer nga emigrimi në perëndim. Pale kur Rama shpërndan videot e saj a thua e gjeti zgjidhjen më në fund se e ka qeverisur hasmi këtë qytet dhe tani ka mundësi ta rimarrë kalanë Sulltani. Por Ogerta që zbulon sheshe ku mund të bëjë parqe është perlë. Pse parqe njëherë? Këta kanë bërë pyllin orbital. Këta kanë bërë parqe shumë thonë. Por të paktën kishte hequr bllokun e shënimeve. Ishalla i mban mend ato që kishte shkruar…
© SYRI.net