Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ me Sonila Meçon, hodhi dritë mbi një tjetër anë të historisë së ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar përplasjen mes ortakëve të projektit si një panoramë të inskenuar për opinionin publik. Sipas tij, konflikti mes aksionerëve është një çështje private që nuk përbën lajm në vetvete, por është përdorur qëllimisht për të mbuluar një aferë të thellë korruptive, në qendër të së cilës, sipas tij është kryeministri Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Romir Saraçi: Historia e dy ortakëve është histori...është ajo panorama për të vilën po përpiqen persona të tretë për t’ia shitur opinionit publik. Por realiteti nuk është përplasja mes dy aksionerëve. Përplasja mes dy aksionerëve në një kompani private, qoftë kjo edhe në një projekt koncensionar, nuk është ndonjë lajm që do të përbënte interes për opinionin publik. Është një marrëveshje mes tyre e cila zgjidhet në rrugë ligjore, duke iu drejtuar gjykatave etj...
Por, servirja e informacioneve për opinionin publik dhe shitja e kësaj historie si një konflikt mes dy akionerëve, është pikërisht ajo panorama e qëllimshme për të mbuluar një aferë korruptive shumë të madhe. Kjo sepse, historia, plasja për opinionin publik ndodhi ditët e fundit por gjatë gjithë kohës, gjithë 4-vjeçarin e historikut të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, të koncesionit, ka qenë një histori përplasjesh dhe të gjitha këto përplasje sheshoheshin nga i njëjti person...nga kryeministri Edi Rama.
Personi kyç në këtë aferë korruptive është kryeministri i vendit Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku është një Erion Veliaj i radhës që ka ngrënë kumbulla dhe dardha në kurrizin e kryeministrit. Historia e aeroportit të Vlorës ka nisur diku nga viti 2017 dhe për herë të parë ka qenë një kompani turke e cila do të ndërtonte aeroportin dhe nuk u realizua ai projekt për shkak të kushtit të 120 milionë eurove që duhet tia garantonte shteti shqiptar në rast humbje. Për shkak, nuk u realizua. Më pas pati një periudhë pause që mund të ketë shkuar deri në 4 vjet, deri në 2021 kur nisën sërish procedurat për ndërtimin e aeroportit dhe nuk ishin më kompanitë turke por ishin disa persona të tjerë.
© SYRI.net