Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ftuar në edicionin e mesditës në Syri TV, theksoi se takimi për 30‑vjetorin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Komisionin e Venecias dhe Këshillin e Europës tregon kohën për të hapur një front kundër antikushtetueshmërisë.
Ai paralajmëroi se asnjë iluzion nuk mund të kemi nga autorët e “puçeve” kushtetuese dhe kësaj paligjshmërie, duke akuzuar rilindasit dhe segmente të drejtësisë së korruptuar se po rrëmbejnë çdo shtyllë të kushtetutshmërisë dhe se viktima e fundit ishte GJK‑ja.
Vasili gjithashtu paralajmëroi se në këtë moment historik, përfaqësuesit e opozitës në takime të tilla nuk duhet të kenë asnjë kompleks. Mesazhi duhet të jetë me gjuhë të fortë dhe pa kompromis, përballë situatës së tmerrshme ku të drejtat e njeriut dëmtohen, drejtësia është në duart e mafias dhe shteti është në prag të shpërbërjes.
Pjesë nga deklarata:
Ky takim ne 30 vjetorin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Komisionin e Venecias dhe KE, ndodhi në një moment kur duhej të hapej një front kundër antikushtetueshmërisë, dhe ky ishte rasti për ta bërë më mirë. Sigurisht, këtë pritet ta bëjnë gjithnjë e më fort përfaqësuesit e opozitës që marrin pjesë. Asnjë iluzion nuk mund të kemi nga autorët e këtyre puçeve dhe së kësaj paligjshmërie. Nuk presim ta bëjnë as rilindasit, as pjesët e kalbura të drejtësisë, ku përmes korporatizmit po rrëmbejnë gjithçka; e viktima e fundit ishte GJK. Në këtë plan, çka do të doja dhe prisja ishte që mesazhi i përfaqësuesve të opozitës në këto takime, për të cilat nuk duhet pasur asnjë kompleks, të flitej me një gjuhë të fortë dhe pa kompromis.
Çështjet në tavolinë ishin dy: çështja e GJK. Komisioni i Venecias ka komunikuar dhe ka kontribuar në ngritjen e GJK, dhe në momentin që kjo shkatërrohet, pra kemi gjykatë me mekanizmat e vërtetë të një puçi, përfshirë presidentin, kryetaren e Gjykatës së Lartë, median, faktorë brenda GJK, çfarë bënë? Hodhën poshtë opinionin e Komisionit të Venecias dhe, nga ana tjetër, hodhën poshtë vetë GJK. U ligjërua që GJK u shpartallua dhe sot vendi është pa GJK. Kush do të ishte i interesuari kryesor për ta pasur, me gjithë problemet që ka, është opozita.
Korpusi i dytë, sepse nga paligjshmëria rrjedhin të tepruara. Kemi momentin më të rëndë në historinë e Shqipërisë, ku edhe nga pikëpamja formale ligjore të drejtat e njeriut dëmtohen në formë ç’njerëzore. Para pak minutash ka pasur një vendim shumë të rëndë ku Gjykata Speciale mohon lirinë e Presidentit të PL, i cili u rrëmbye dhunshëm pa fakte, por i mohohet kjo e drejtë formale. Ku ndodhet drejtësia në vend, kur gjykatësi që shkel ligjin gjykon presidentin e PL që nuk ka shkelur ligjin? Drejtësia bën të pamundurën për të krijuar alibi dhe për të mbuluar shkeljet e gjykatëses, ndërkohë nga ana tjetër shpik dhe gjen shkelje që nuk ekzistojnë për Ilir Metën. Ballë për ballë, padrejtësia e ngritur në ligj është në rastin tonë. Me rastin e Metës u arrit paturpësia. Në këto raste, kur shkelja e të drejtave të njeriut dhe dhunimi i çdo elementi kushtetues dhe elementit ligjor i ulur këmbëkryq, përfshirë dhe pandëshkueshmërinë këtyre miliarda, duke nisur nga rrugët, anijet, HEC-et e me radhë përfshirë McGonigal për këto nuk ka asnjë lëvizje.
Jemi në ditët e drejtësisë më të keqe, të kapur, të bërë instrument në duart e mafias dhe në një shkatërrim të të gjitha shtyllave kushtetuese dhe ligjore të vendit. Në këtë moment, në këtë takim, ku ishin Këshilli i Europës dhe Venecia, ishte momenti ku duhej të bubullohej për këto çështje të mëdha. Kur përpiqesh të zbutësh fjalën është gabim, sepse me asgjësimin de facto dhe de jure dhe veprimet që merren kundër liderëve të opozitës, praktikisht kemi një shtet që nuk ekziston më. Kjo është situata më e rrezikshme ku mund të ndodhet një shtet është në momentin e shpërbërjes së tij.
© SYRI.net