Kryeministri Edi Rama është përballur me fenomenin e shpopullimit të vendit dhe largimeve masive gjatë qeverisjes së tij, në një konferencë në Londër. Ndërsa u shpreh krenar që shqiptarët janë larguar nga vendi i tyre për të punuar në Britaninë e Madhe, ai u përball me përgjigjen e hidhur të modaratores që i kujtoi se më shumë se gjysma e popullit të tij është në emigracion. Për herë të parë Rama deklaroi publikisht se Shqipëria është e gatshme të pranojë anetaresimin në Bashkimin Europian edhe pa të drejtën e vetos.
Nga Syri TV
Kryeministri Edi Rama është përballur me sërish me realitetin e hidhur dhe dramën e shpopullimit të Shqipërisë, këtë herë gjatë një konferencë në Londër, aty ku shumë shqiptarë kanë emigruar gjatë qeverisjës së tij.
I pyetur për debatin që ka shkaktuar në Britani, çështja e emigrimit masiv të shqiptarëve, në Mbretërinë e Bashkuar kryeministri është shfaqur krenar, që shqiptarët janë larguar nga vendi për të punuar në Britaninë e Madhe, duke thënë madje, se nëse ata nuk do kishin emigruar nuk do kishte kush të bënte punët e rëndomta në Angli.
Dhe ndërsa mori përsiper të kritikojë vullnetin e britanikëve për tu larguar nga Bashkimi Europian,ishte ky momenti kur kryeministri u përball me përgjigjen e hidhur të moderatores së panelit e cila i kujtoi se gati gjysma e popullit të tij është në emigracion.
I pyetur për mundësinë e anëtarësimit pa te drejte veto, në tryezën e vendeve antërëve të unionit, për herë të parë Rama deklaroi publikisht se Shqipëria është e gatshme të pranojë anëtaresimin në Bashkimin Europoan edhe pa të drejtën e vetos.
Edhe në këtë konferencë, Rama pranoi se shpejtimi i procesit të çeljes së negociatave per anëtarësimin në BE nuk ka ardhur si pasojë e meritës dhe reformave të qeverisë së tij por për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
© SYRI.net