Venecia në Tiranë, Kushtetuesja në det dhe heshtja fajtore!

Venecia në Tiranë, Kushtetuesja në det dhe heshtja fajtore!

10:41, 22/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Petrit Vasili/

Komisioni i Venecias erdhi në Tiranë sepse u zhvillua Konferenca ‘30 vite partneritet Shqipëri–Komisioni i Venecias’.

Është vërtet dramatik momenti kur Venecia vjen në Tiranë sepse vetëm pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese është fundosur si nga pikëpamja ligjore- juridike dhe aq më shumë nga pikëpamja morale.

Korporatizmi dhe kapja politike i hodhën në kosh të plehrave Opinionet e Venecias për Kushtetuesen siç ishte:

"Opinioni No. 978/2020 CDL-AD(2020)010 “On the appointment of judges to the Constitutional Court” states in its paragraph 107 as folloës:

“Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është shumë kompleks dhe, në planin afatgjatë, do të rekomandonte thjeshtimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e renditjes. Kuotat e tre organeve emëruese mund të ruhen duke ia caktuar automatikisht rinovimin e një mandati të njëjtit autoritet që kishte emëruar gjyqtarin në largim".

“Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet sekuenca. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë”. (paragrafi 107)."

Ndaj kryefjala e kësaj konference për 30 vjetorin e bashkëpunimit me Venecian duhet te ishte rrëmbimi i mandatit te gjykatëses kushtetuese Sonila Bejtja si një çështje kritike madhore, qe del përtej një mandati dhe shënon fundin e institucionit më suprem te drejtësisë shqiptare.

Pjesëmarrësit nga opozita me konference kishin përgjegjësinë dhe detyrimin qe te gjithë ne bllok te kishin ketë si kryeçështje te diskutimeve te tyre si nje alarm kombëtar për Republikën qe po shembet.

Por kjo nuk ndodhi dhe shume tema te tjera, pse jo edhe periferike, u diskutuan me bollëk, ndërkohe qe heshtja thuajse totale përfshiu kryeskandalin e rrëmbimit te mandateve te Gjykatës Kushtetuese.

Venecia ne Tirane dhe Gjykata Kushtetuese qe e hodh ne det ky është realiteti shume i rende i decapitimit te drejtësisë ne Shqipëri.

Asnjë debatues nuk ju tha përfaqësuesve te Venecias se opinionet tuaja maxhoranca i përbuz dhe as qe i begenis fare ne turravrapin antikushtetues dhe antiligjor te saj.

Rrëmbimi i mandatit te gjykatëses Bejtja është një kambane shume e forte alarmi se shteti i se drejtës po asgjësohet e zhbëhet cdo dite dhe pazaret korporatiste, politike e mafioze arrijnë te rrëmbejnë edhe Gjykatën Kushtetuese.

Është një gabim i madh i opozitës te heshte duke legjitimuar kornizën e nje aktiviteti hipokrit ku shënohet niveli me mizerabel i bashkëpunimit me Venecian dhe kur është dhunuar e rrëmbyer Gjykata Kushtetuese.

Asgjë nuk funksionon ne Shqipëri lidhur me shtetin e se drejtës dhe opozita e di shume mire qe nuk ka më as Gjykate Kushtetuese ku te ankohet dhe kjo duhet thëne me ulërime dhe pa as me te voglin kompleks.

Ky takim i 30 vjetorit te bashkëpunimit me Venecian ishte një mundësi e humbur për opozitën, qe duhet te ndërtonte nje opinion politiko juridik ne bllok për rrëmbimin e mandateve ne Kushtetuese, duke e kapur kësisoj pra demin nga brirët.

Kthimi i debatit me një akademizëm politiko juridik veçse ndërton një imazh hipokrit, qe vetëm zgjat agoninë e nje drejtësie te shkatërruar e te kapur dhe ku opozita kurrsesi nuk duhet te behet pjese e një skenari te tille.

Sjelljet e kompleksuara dhe qëllimi për tu pëlqyer miqve te Venecias te ardhur ne Tirane është një qëndrim, qe nuk te çon gjëkundi dhe vetëm i krijon komoditet banditizmit antishtetëror te pushtetit qe pa asnjë kompleks ka rrëmbyer dhe rrëmben çdo dite pushtete, prona dhe te drejtat e qytetareve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco