Pas talljes që bëri ndaj Trump, së bashku me Macron, disa ditë më parë Edi Rama nuk i ka ndalur ironitë ndaj presidentit të SHBA-ve.
Edi Rama ka komentuar me ironi këtë herë Presidentin e SHBA Donald Trump, gjatë forumit ndërkombëtar i sigurisë “Future Resilience Forum 2025”, i zhvilluar këtë të martë në Londër.
I pyetur nëse Trump ka të drejtë për sa i përket qasjes ndaj çështjes së mineraleve në Ukrainë, Rama u shpreh.
“Nëse më pyet mua a ka Trump të drejtë, çfarë përgjigje doni nga unë përveç se Trump ka gjithmonë të drejtë.”-tha Rama
Njeriu që deri para pak kohësh propagandonte veten si lider global, duket se është zvogëluar pas gjestit të turpshëm që bëri ndaj Presidentit të SHBA-ve dhe tani ka rënë me këmbë në tokë që përfaqëson një vend të vogël në raport me zhvillimet globale, kreu i qeverisë shtoi se, edhe pse është “më i gjati ndër liderët”, është i vetëdijshëm se Shqipëria është vendi më i vogël dhe nuk mund të japë përgjigje për çështje të kësaj natyre.
“Shqipëria nuk mund të japë përgjigjje mbi çështje globale të këtij niveli”, u shpreh Rama.
© SYRI.net