Florjan Binaj, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për Bashkinë e Tiranës, zhvilloi një takim me koordinatorët e partive politike për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në kryeqytet.
Kjo është dalja e parë publike e Florjan Binajt pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij, e cila u mbështet gjerësisht nga spektri opozitar.
LEXO EDHE: Takimi me koordinatorët e partive opozitare, Binaj: Duhet koalicion i madh i qytetarëve të ndershëm!
Në takimin e sotëm morën përfaqësues të të gjitha partive opozitare, ku spikatën edhe Ermal Hasimja një tjetër emër i përfolur në garën paraprake para se opozita të mbështeste Binajn. PD, PL, PAA, PR, Mundësia, Shqipëria Bëhet dhe Nisma Thurje garantuan Binajn për mbështetjen gjatë fushatës.
Ermal Hasimja ka deklaruar edhe më herët mbështetjen kandidatit të pavarur që mbështetet Florian Binaj.
© SYRI.net