Ish-prokurori Besnik Muçi e konsideron Reformën në Drejtësi të dështuas, si në objektiva, ashtu edhe në zbatim. I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’, ai theksoi se që nga nisja e reformës, numri i dosjeve të pashqyrtuara është rritur në mënyrë drastike, nga 50 mijë në mbi 150 mijë, çka, sipas tij, tregon jo përmirësim, por përkeqësim të situatës.
Besnik Muçi: Ne kemi...unë të paktën kam 3-4 vjet që po themi që Reforma po dështon dhe ka dështuar. Dhe e kemi nisur me 50 mijë dosje stok, e shkoi 70, e çuam në 100 mijë dhe 150 mijë, e do vazhdojë të rritet. Do të thotë që dhe ritmi i rritjeve është rritur, nuk është zvogëluar. Pra, qytetarët nuk kanë akses në drejtësi. Mbyllja e gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit, e ka pamundësuar pothuajse.
Pra, ato që kanë qenë qëllimet kryesore të reformës, aksesi në drejtësi, korrupsioni, profesionalizmi janë...
Raportet ndërkombëtare tregojnë rritje të korrupsionit dhe krimit të organizuar etj-etj. Unë shoh diçka interesante. Shoh që ka një konsensus të gjerë edhe në heshtje që po dështon, dhe ka dështuar. Jo vetëm zërat publik që janë të qartë, por edhe ata të dyshimtë. Nevojat janë.
Ka një konsensus të tillë, që të gjithë po e pranojnë që po dështon reforma në drejtësi. Jemi në ankth tani, sepse u ka ngelur në dorë patatja e nxehtë. Por capo bëjnë tani? Më interesantja është që kanë filluar të artikulojnë një fakt të gjithë njëzëri, që në 2015, reforma ka qenë e domosdoshme, korrupsioni ka qenë i lartë. Edhe sot e përmend disa herë kryetari i Gjykatës së Lartë. Pse ka qenë e domosdoshme? Kush e përgatiti raportin e vitit 2014-2015 për reformën në drejtësi? E përgatiti Sorosi. Ky është fakt, është i pranuar. Dhe sot, në SHBA Soros është shpallur organizatë që punon kundër interesave amerikane. Është shpallur organizatë që ka shpenzuar fondet e departamentit të shtetit të USAID, në kundërshtim me interesat amerikane.
© SYRI.net